
Vdekja e “Herkulit”/ Ushtria britanike mbyll në hangar avionët e preferuar të forcave speciale
E gjithë flota e avionëve transportues të trupave të forcave speciale britanike do të nxirret jashtë përdorimit, raportojnë mediat vendase, edhe pse ky vendim është kritikuar pasi mund të vërë në rrezik jetën e ushtarëve.
14 avionët e pagëzuar me nofkën “Herkul”, janë transportues C-130J, të përdorur vazhdimisht nga forcat speciale britanike (SAS) për operacione kundër ISIS në Irak dhe Siri. Ushtarët janë të dashuruar me këtë avion, pasi është i lehtë në manovrim dhe mund të bëjë ulje në terrene tepër të vështira, pa u diktuar nga armiku, falë teknologjisë antiradar.
Në vend të “Herkulit” do të futen në përdorim avionët A400M, të prodhuar nga Airbus. Por në dokumente zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se përdorimi i avionëve europianë mund të vërë më tepër në rrezik jetën e trupave britanike, që do të fluturojnë pas vijës së armikut.
Nxjerrja në pension e avionëve C-130J është pjesë e planit të qeverisë britanike për të ulur shpenzimet e mbrojtjes. Një tjetër masë raportohet se do të jetë edhe ulja me 10 mijë trupa e numrit të ushtarëve aktivë dhe tërheqja e avionëve luftarakë RAF Fighter./a2cnn



KE besim të plotë të Pfizer, zgjat kontratën me kompaninë deri në vitin 2023
Historia e plotë >

Merkel dhe Biden: Rusia të tërheqë trupat nga kufiri me Ukrainën
Historia e plotë >
Greqia heq karantinën për 30 vende
Historia e plotë >
Një grua kërkon urdhër-arresti ndërkombëtar për Princ Harry-n
Historia e plotë >
Hapi kamerën pa dashje, deputeti shfaqet nudo gjatë mbledhjes (Foto)
Historia e plotë >
Shkarravitje kufijsh të rinj në Ballkan
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Del dokumenti/ Si do të bashkohet Kosova me Shqipërinë, harta e re e Bal...
Historia e plotë >
LSI braktis zyrtarisht Luan Ramën, Petrit Vasili vihet në siklet nga kom...
Historia e plotë >
Çfarë të konsumoni që të keni energji gjatë agjërimit? Herbalisti i njohur: Mos hiqni dorë nga sallatat, çajrat bimore që heqin etjen

Lista e re/ Udhëtimet jashtë, ministria publikon kushtet e reja për shqiptarët, të vendosura nga çdo shtet

Apeli i mjekut infeksionist: Po qarkullon një virozë tjetër, mos e ngatërroni me Covid
Zgjedhje 2021




