
Varianti kalifornian i COVID alarmon ekspertët: Më vdekjeprurës, duhet studiuar urgjentisht
Varianti i koronavirusit i identifikuar në Kaliforni, është më infektues sesa lloji origjinal i virusit, ka më shumë të ngjarë të shkaktojë formë më të rëndë të sëmundjes të rëndë dhe është pjesërisht rezistent ndaj antitrupave, sugjeron një studim i hershëm.
"Djalli është tashmë këtu", tha për Charles Chiu, një mjek i sëmundjeve infektive dhe ekspert i sekuencave në Universitetin e Kalifornisë, San Francisco (UCSF), i cili drejtoi studimin.
"Do të doja të ishte ndryshe. Por shkenca është shkencë", shtoi ai, duke thënë po ashtu se ai mund të jetë edhe më vdekjeprurës.
Ekspertë të tjerë thonë se duhen më shumë të dhëna para se të nxirren përfundime në lidhje me variantin tjetër të ri të identifikuar.
Ku variant u gjet për herë të parë në Kaliforni dhe tani është identifikuar në të gjithë SHBA dhe në vende të tjera, duke përfshirë Australinë, Danimarkën, Meksikën dhe Tajvanin, sipas GISAID.
Autorët e studimit thanë se varianti i ri duhet të studiohet urgjentisht.
Sipas tyre, ky variant është më infektues sepse u zbulua ekzistonte dyfishi i sasisë së virusit në tamponët e personave të infektuar me të. Kjo mund të nënkuptojë se njerëzit me këtë variant mbartin më shumë grimca virusi, dhe ka më shumë të ngjarë të kalojnë virusin tek të tjerët.
Së dyti, varianti në Kaliforni ka një mutacion, të quajtur L452R, në proteinën e tij spike - pjesën e virusit që përdoret për të infektuar qelizat. Sipas autorëve, ai ishte në gjendje të infektonte indin e mushkërive të njeriut të paktën 40% më lehtë se variantet e tjera dhe ishte tre herë më infektues.



KE besim të plotë të Pfizer, zgjat kontratën me kompaninë deri në vitin 2023
Historia e plotë >

Merkel dhe Biden: Rusia të tërheqë trupat nga kufiri me Ukrainën
Historia e plotë >
Greqia heq karantinën për 30 vende
Historia e plotë >
Një grua kërkon urdhër-arresti ndërkombëtar për Princ Harry-n
Historia e plotë >
Hapi kamerën pa dashje, deputeti shfaqet nudo gjatë mbledhjes (Foto)
Historia e plotë >
Shkarravitje kufijsh të rinj në Ballkan
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Del dokumenti/ Si do të bashkohet Kosova me Shqipërinë, harta e re e Bal...
Historia e plotë >
LSI braktis zyrtarisht Luan Ramën, Petrit Vasili vihet në siklet nga kom...
Historia e plotë >
Çfarë të konsumoni që të keni energji gjatë agjërimit? Herbalisti i njohur: Mos hiqni dorë nga sallatat, çajrat bimore që heqin etjen

Lista e re/ Udhëtimet jashtë, ministria publikon kushtet e reja për shqiptarët, të vendosura nga çdo shtet

Apeli i mjekut infeksionist: Po qarkullon një virozë tjetër, mos e ngatërroni me Covid
Zgjedhje 2021




