Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Varianti i covid që po alarmon globin, OBSH jep detaje: E kemi klasifikuar si shqetësues

Varianti i covid që po alarmon globin, OBSH jep detaje: E kemi klasifikuar

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se varianti B.1.617 i koronavirusit, i identifikuar për herë të parë në Indi vitin e kaluar, është klasifikuar si “variant i shqetësimit global”.

“Ka disa informacione në dispozicion, që sugjerojnë rritjen e transmetimit të tij”, tha Maria Van Kerkhove, epidemiologe në OBSH.

“Prandaj, ne do ta klasifikojmë këtë si variant të shqetësimit global”, tha ajo.
India, e cila po përjeton një nga shpërthimet më të këqija në botë të koronavirusit, raportoi të hënën gati 370,000 raste të reja dhe më shumë se 3,700 viktima.

Vala shkatërruese atje ka mbingarkuar sistemin e kujdesit shëndetësor, ndërsa ekspertët thonë se shifrat zyrtare për rastet dhe viktimat janë shumë më të ulëta sesa shifrat reale.

Ka pasur shqetësime se varianti B.1.617 mund të jetë duke kontribuar në përhapjen alarmante të koronavirusit.

Por, deri më tani, OBSH-ja e ka renditur atë si një “variant interesi”. OBSH, si variante shqetësuese, ka klasifikuar tashmë edhe variantin britanik, brazilian dhe atë të Afrikës së Jugut.

Ato shihen si më të rrezikshme se versioni origjinal i virusit duke qenë se janë më të transmetueshme.

Van Kerkhove tha se OBSH-ja do të dalë me më shumë informacione rreth variantit indian të martën, në raportimin e saj javor/ REL.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore