Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

"Vala e dytë e pashmangshme"/ Britania shënon numrin më të lartë të të prekurve brenda ditës, 4400 të infektuar

"Vala e dytë e pashmangshme"/ Britania shënon numrin më

Britania e Madhe raportoi sot 4,422 raste të reja nga Coronavirus, shifra më e lartë ditore që prej datës 8 maj.

Sipas mediave të huaja, numri i përgjithshëm i të prekurve nga sëmundja e COVID-19 u rrit në 390 mijë.

Raportohet se rreth 41 mijë persona thuhet të kenë ndërruar jetë deri më tani në vend.

Vetëm gjatë ditës së djeshme, kryeministri britanik, Boris Johnson, deklaroi se Britania e Madhe do të përballet me valën e dytë të pashmangshme të COVID-19.

“Ne po shohim një valë të dytë, e cila kam frikë se do të jetë e pashmangshme”, u shpreh Johnson të premten.

Ai mes tjerash shtoi se qeveria ka gjasa të implementojë masa të reja kufizuese për ta parandaluar përhapjen.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore