Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Vaksina më e re anti-Covid është mbi 90 përqind efikase dhe shmang rastet e rënda

Vaksina më e re anti-Covid është mbi 90 përqind efikase dhe

Kompania Novavax ka njoftuar se vaksina e saj anticovid ka një efikasitet të përgjithshëm prej 90.4%.

Gjithashtu është 100% efektive në parandalimin e sëmundjeve të rënda të shkaktuara nga COVID, që mund të çojnë në përkeqësimin e personit.

Rezultatet inkurajuese janë nga provat e fazës së tretë të kompanisë amerikane për vaksinën e tyre, të cilat përfshinin 29,960 të rritur në 113 vende në SH.B.A. dhe gjashtë vende në Meksikë.

Nga ata që morën një vaksinë në provë, vetëm 14 raste të koronavirusit u zbuluan dhe Novavax ka thënë se të gjitha rastet rezultuan me një sëmundje të lehtë.

Në njoftimin e lajmit të hënën, Novavax shtoi se kishte 10 raste të moderuara dhe katër të rënda, duke demonstruar një efikasitet të vaksinës prej 100% kundër sëmundjes së moderuar ose të rëndë.Shumica e rasteve pozitive ishin në njerëz ‘me rrezik të lartë’, të tilla si ata të moshës mbi 65 vjeç.

Vaksina, megjithatë, është akoma 91% efektive kur administrohet në grupe me rrezik të lartë, sipas Novavax.

Provat e fazës së tretë në dhjetor dhe përfshinë disa pjesëmarrës që u dhanë një dozë. ndërsa të tjerëve u administruan dy doza të vaksinës Novavax me 21 ditë diferencë.

Kompania tha se se vaksina jepte efekte anësore të zakonshme që përfshinin dhimbje në vendin e injektimit, që zgjasnin më pak se tre ditë, si dhe lodhje, dhimbje koke e dhimbje muskulore.

Novavax thotë se planifikon të aplikojë për autorizimin e përdorimit emergjent në SH.B.A. për vaksinën e saj në vjeshtë, duke shtuar se është ‘në rrugën e duhur’ për të prodhuar rreth 100 milion doza në muaj deri në fund të vitit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore