Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Vaksina e Covid gati për dy javë? Rusia bën hapin e madh

Vaksina e Covid gati për dy javë? Rusia bën hapin e madh

Rusia po synon të bëhet shteti i parë në botë që do miratojë përdorimin e një vaksine kundër koronavirusit pas më pak se dy javësh, pavarësisht shqetësimeve për sigurinë dhe efikasitetin e saj.

Zyrtarët rusë i thanë CNN se janë duke punuar që vaksina të miratohet rreth datës 10 gusht ose edhe më herët. Vaksina është krijuar nga Instituti Gamaleya me bazë në Moskë

Këta zyrtarë thanë se përdorimi i vaksinës në fjalë do të miratohet për të gjithë, por të parët do të vaksinohen punëtorët shëndetësorë që janë në vijën e frontit në luftën kundër virusit.

“Është një moment Sputnik”, tha Kirill Dmitriev, kryetar i fondit sovran të pasurisë, që është duke e financuar hulumtimin për vaksinën, duke iu referuar lëshimit të suksesshëm të satelitit të parë në botë nga ish-Bashkimi Sovjetik në vitin 1957.

“Amerikanët ishin të befasuar kur e dëgjuan Sputnikun duke bërë zhurmë. Është e njëjta me vaksinën. Rusia do ta arrijë atë e para”, shtoi ai.

Megjithatë, Rusia deri më tani nuk ka publikuar të dhëna shkencore për testimin e vaksinës së saj dhe nuk dihet nëse ajo do të jetë efektive. Kritikët thonë se nxitimi për zbulimin e vaksinës vjen nga presioni politik i qeverisë ruse, e cila është e interesuar që ta paraqesë vendin si fuqi shkencore botërore. Për më tepër, ka shqetësime se testimi i kësaj vaksine në njerëz nuk është i kompletuar.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore