Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Ushtarët flenë në garazhin e makinave/ Biden reagon menjëherë, ndërsa Zonja e Parë u jep...(FOTO)

Ushtarët flenë në garazhin e makinave/ Biden reagon

Presidenti Joe Biden ka kërkuar falje pasi disa ushtarë të Gardës Kombëtare të vendosur në Capitol të SHBA janë fotografuar duke fjetur në një garazh makinash.

Më shumë se 25,000 trupa u vendosën në Uashington DC për inaugurimin e tij pas dhunës në fillim të këtij muaji. 

Pamjet u përhapën të enjten dhe ata shihen teksa janë të detyruar të pushojnë në një garazh parkimi aty pranë pasi ligjvënësit u kthyen.

Kushtet ndezën zemërim midis politikanëve dhe disa guvernatorë të shteteve.  Biden thirri shefin e Byrosë Kombëtare të Gardës të premten për të kërkuar falje dhe për të pyetur se çfarë mund të bëhet, sipas raporteve të mediave amerikane.

Zonja e Parë Jill Biden vizitoi gjithashtu disa nga trupat për t’i falënderuar ata personalisht, dhe u dha biskota nga Shtëpia e Bardhë si një dhuratë.

“Thjesht doja të vija sot për t’ju thënë faleminderit të gjithëve që më mbajtët të sigurt mua dhe familjen time,” tha ajo.

Fotografitë që tregonin qindra trupa në një garazh parkimi u bënë virale të enjten dhe shkaktuan zemërim.

Imazhet kanë shkaktuar gjithashtu frikë për përhapjen e koronavirusit midis Gardës Kombëtare.

Ushtarët flenë në garazhin e makinave/ Biden reagon

Ushtarët flenë në garazhin e makinave/ Biden reagon

Ushtarët flenë në garazhin e makinave/ Biden reagon

Ushtarët flenë në garazhin e makinave/ Biden reagon

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore