Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Udhëtoi drejt Karaibeve, princesha Beatrix infektohet nga Covid

Udhëtoi drejt Karaibeve, princesha Beatrix infektohet nga Covid

Princesha Beatrix e Holandës ka rezultuar pozitive me COVID-19, thanë të dielën zyrtarët holandezë.

Ish-mbretëresha holandeze 83-vjeçare u testua pasi përjetoi "ankesa të lehta të ftohjes", sipas një deklarate nga Shërbimi i Informacionit të Qeverisë (RDV).

"Princesha është në shtëpi në izolim dhe i përmbahet rregullave të jetës për njerëzit që kanë rezultuar pozitivë," tha RVD, duke shtuar se njerëzit që kanë qenë në kontakt me të ishin informuar.

Beatrix javën e kaluar udhëtoi në ishullin hollandez të Karaibeve, Curaçao. Gjatë vizitës, ajo u tha gazetarëve se kishte marrë vaksinën e saj përforcuese kundër COVID.

Lajmi vjen disa ditë pasi kryeministri Mark Rutte vendosi një bllokim natën në Holandë, në mes të një rritjeje të infeksioneve të reja COVID në mesin e popullatës, 85 përqind e së cilës është e vaksinuar.

Beatrix mbretëroi si mbretëreshë nga viti 1980 deri në vitin 2013 kur ajo abdikoi në favor të djalit të saj, mbretit Willem-Alexander.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore