Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

U ndal në rrugë për të ndihmuar një të aksidentuar, infermierja përplaset për vdekje (FOTOT)

U ndal në rrugë për të ndihmuar një të

Infermierja 36 vjeçare Ana Kincart po kalonte me makinë për të shkuar në klinikën e Lawrenceburg në SHBA ku punonte, kur ndaloi për të ndihmuar një drejtues mjeti që ishte goditur më herët, por teksa bënte këtë një tjetër automjet goditi për vdekje atë dhe shoferin e ndaluar.

Familjarët e saj e përshkruanin Anën si një infermiere “të dashur e vetëmohuese”, që kishte punuar pareshtur gjatë kohës së pandemisë.

Ana la pas bashkëshortin Donnie, dhe katër fëmijë. Fëmijët e saj i bënin homazh nënës në një faqe të ngritur për të mbështetur familjen. Aty thuhej: “Nëna jonë Ana Marie Kincart ishte një engjëll në tokë, një dhuratë e Zotit për të gjithë ne.

“Ajo prekte jetën e çdo personi me të cilin hynte në kontakt. Të mirat e të këqijat, Ana ishte aty për të gjitha. Prandaj në familjen tonë të ketë gjithmonë një gropë ku drita e saj shkëlqente”.

U ndal në rrugë për të ndihmuar një të U ndal në rrugë për të ndihmuar një të U ndal në rrugë për të ndihmuar një të

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore