Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

U maskua sikur do kontrollonte profesionalisht diamantet, 60-vjeçarja vodhi diamante në vlerë 4.8 milionë euro

U maskua sikur do kontrollonte profesionalisht diamantet, 60-vjeçarja

Lulu Lakatos, 60 vjeç, vodhi diamante në vlerë rreth 4.8 milionë euro duke u paraqitur si një person i trajnuar dhe i kualifikuar për të njohur dhe vlerësuar xhevahiret.

Gruaja mashtroi argjendarët duke pretenduar se detyra e saj ishte të kontrollonte profesionalisht diamantet nga kompania Boodles në Londrën qendrore, dhe më pas, me një lëvizje delikate të duarve, i zëvendësoi ato me të zakonshmet – gurë.

Lakatos vlerësoi shtatë diamante në një dyqan në New Bond Street përpara se t’i fuste në një qese, tha gjykata. Sipas theguardian, mashtrimi i saj i aftë u zbulua vetëm kur u hap përsëri e njëjta çantë, në të cilën në atë kohë u gjetën gurë të zakonshëm.

“Diamantet u vodhën me një lëvizje shumë të shkathët dhe delikate të duarve, dhe zonja në fjalë luajti një rol qendror në këtë komplot jashtëzakonisht të sofistikuar që kërkonte shumë planifikim dhe marrje rreziku”, tha prokurori Philip Scott.

Vjedhja e përmendur ishte “kryer” më 10 mars të vitit 2016 ose disa ditë më parë, dhe Lulu Lakatos, e cila kishte lindur në Rumani dhe gjithashtu jetonte në Francë, u arrestua në shtator të vitit 2020 mbi bazën e një urdhri evropian të arrestit, kështu që ajo u ekstraduar në Britaninë e Madhe. Lulu mohon përfshirjen në komplot dhe vjedhje gjersa gjykimi po vazhdon.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore