Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

U kërkoi të vendosnin maskën, pasagjerët rrahin për vdekje shoferin e autobusit (FOTO)

U kërkoi të vendosnin maskën, pasagjerët rrahin për

Një shofer autobusi francez është rrahur për vdekje nga dy pasagjerë që refuzuan të vendosnin maskën para se të hynin në autobus.

Philippe Monguillot, 59 vjeç, u rrah për vdekje teksa përpiqej të bindte pasagjerët për masat e marra ndaj Coronavirus.

Ngjarja ndodhi në qytezën Bayonne, duke shkaktuar irritim në Francë. Pas sulmit dy agresorët u arrestuan dhe dënuan me akuzën e vrasjes. Gjithashtu dy të tjerë u arrestuan për përpjekje të fshehjes së krimit, njoftuan autoritetet.

Sipas deklaratave të policisë, Monguillot i kërkoi 3 pasagjerëve të vendosnin maskën sapo hipën në autobus madje dhe t’i kontrollonte biletën njërit prej tyre. Kaq kishte mjaftuar që ata të nisnin ta godisnin në trup e kokë.

Agresorët janë të moshës 22-23 vjeç, dhe nuk ishin të panjohur për policinë.U kërkoi të vendosnin maskën, pasagjerët rrahin për

U kërkoi të vendosnin maskën, pasagjerët rrahin për

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore