Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

“U futa fshehurazi në Turqi, jam trajnuar për...”/ Flet terroristja që tronditi Stambollin: Ja kush qëndron pas meje

“U futa fshehurazi në Turqi, jam trajnuar për...”/ Flet

Departamenti i Policisë së Stambollit ka dalë me një deklaratë rreth sulmit me bombë të ndodhur të dielën, në rrugën “Taksim Istiklal” në lagjen “Beyo?lu” të Stambollit.

Në këtë drejtim, policia e Stambollit ka bërë të ditur se janë ekzaminuar 1200 kamera sigurie, të cilat kanë parë rrugët e gruas së dyshuar që vendosi bombën deri në vendin e ngjarjes.

“Është konstatuar se personi është larguar nga vendi i ngjarjes me taksi dhe ka shkuar në lagjen Esenler, si dhe është kryer një operacion në 21 adresa, të cilat u konstatuan se ishin në kontakt me personin në studimin fiziko-teknik”, është thënë në deklaratën e policisë së Stambollit.

Ndërsa sa i përket identitetit të të dyshuarit, është thënë se në operacionin e zhvilluar në adresën e caktuar në orën 02.50 është kapur i gjallë shtetasi sirian Ahlam Albashir, që supozohet se ka kryer aktin.

“Në marrje në pyetje, personi deklaroi se ishte trajnuar si oficer special i inteligjencës nga organizata terroriste PKK/PYD/YPG dhe se ka hyrë ilegalisht në vendin tonë përmes Afrin për të ndërmarrë veprime”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Policisë së Stambollit.

Studimet e nisura në lidhje me incidentin vazhdojnë në mënyrë të shumanshme, është thënë në fund të deklaratës.
Ndërkohë, mediat e huaja kanë shpërndarë edhe pamje të cilat thuhet se tregojnë momentin e arrestimit nga Departamenti i Policisë së Stambollit të personit që dyshohet se la bombën.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu kishte bërë më herët një deklaratë rreth sulmit me bombë.
Soylu deklaroi se personi që hodhi bombën në rrugën Beyo?lu Istiklal u ndalua nga Departamenti i Policisë së Stambollit.

“Në operacionin e ndërmarrë janë kapur dhe ndaluar 46 persona ndërsa në marrjen në pyetje të personave u përcaktua se personi që vendosi bombën ndodhej në një adresë në rajonin Küçükçekmece. Në adresën e përcaktuar u krye një operacion në orën 02:50 dhe u kap e gjallë personi (grua) Ahlam Albashir me origjinë siriane. Gjatë marrjes në pyetje ajo ka deklaruar se është përgatitur nga organizata terroriste PKK/PYD/YPG si element i inteligjencës speciale dhe se në vend ka hyrë nga rajoni sirian Afrin nëpërmjet rrugëve ilegale për të kryer aktin”, thuhet në deklaratë.

Autoritetet thanë se 6 persona u vranë dhe 81 u plagosën në shpërthimin e së dielës në “Istiklal Avenue”, një rrugë e famshme e mbushur me dyqane dhe restorante që të çon në sheshin ikonik Taksim.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore