Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Turqia proteston ndaj bastisjes së anijes në ujërat e Libisë

Turqia proteston ndaj bastisjes së anijes në ujërat e Libisë

Qeveria turke ka reaguar fuqishëm ndaj bastisjes së një anije turke në ujërat e Libisë nga një kontingjent ndërkombëtar ushtarak i operacionit “Irini” komandanti i së cilit është grek.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Hami Aksoy tha se Ankaraja do të kërkojë kompensim dhe do të padisë fajtorët sipas ligjit ndërkombëtar.

“Shprehim keqardhje që anija jonë, për të cilën u zbulua se nuk ka bërë shkelje të embargos së armëve, u mbajt për orë të tëra në kushte të rënda të motit dhe që personeli u trajtua si kriminel gjatë inspektimit. Protestojmë kundër këtij akti të paautorizuar dhe të bazuar në forcë. Të gjitha të drejtat për kompensim të personave fizikë dhe juridikë përkatës kundër dëmeve dhe humbjeve që mund të jenë shkaktuar do të jenë të rezervuara. Për ndërhyrje ndaj anijeve tregtare në ujërat ndërkombëtare, është thelbësore të merret pëlqimi i shtetit nën flamurin e të cilit lundron. Rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbi embargon e armëve ndaj Libisë nuk e eliminojnë këtë detyrim”, bëri të ditur zëdhënësi Aksoy.

Anija me flamur turk “ROSELINA-A” u nis nga Stambolli me furnizime humanitare për në Libi. Anija u ndalua në jugperëndim të gadishullit Mora natën e kaluar nga një fregatë gjermane në operacionin Irini, e cila drejtohej nga një komandant i Forcave Detare Greke, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

Ushtarët, të cilët kishin ulur shpejtësinë e anijes dhe e kishin bllokuar atë nga rruga e saj, bënë inspektime duke hapur të gjithë kontejnerët në bord pa leje nga Turqia, ndërsa nuk iu bindën edhe paralajmërimeve se ajo që bënin nuk është e ligjshme.

Pavarësisht nga deklaratat e kapitenit mbi natyrën e ngarkesës që transportohej, kjo ndërhyrje, e filluar me një paqartësi vazhdoi deri në mesnatë, ndërsa u ndërpre vetëm pas kundërshtimeve të vazhdueshme të Turqisë. Personeli i armatosur priti në anijen tregtare deri në orët e para të mëngjesit dhe u largua nga anija në orët e hershme të mëngjesit./ Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore