Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Trump nuk pranon humbjen, por Biden bëhet gati të shpallë emërimet për administratën e tij

Trump nuk pranon humbjen, por Biden bëhet gati të shpallë

Presidenti i zgjedhur i SHBA, Joe Biden do të shpallë emërimet e para të kabinetit të tij të martën dhe po planifikon një ceremoni të vogël inaugurimi për shkak të pandemisë së koronavirusit, ndërsa ai vendos bazat për administratën e tij të re pavarësisht refuzimit të Presidentit Donald Trump për të pranuar humbjen.

Ron Klain, i zgjedhuri i Biden si shefi i shtabit të Shtëpisë së Bardhë, përsëri kërkoi që administrata Trump - posaçërisht një agjenci federale e quajtur Administrata e Shërbimeve të Përgjithshme (GSA) - të njohë zyrtarisht fitoren e Biden për të zhbllokuar burimet për procesin e tranzicionit.

"Shpresoj që administratori i GSA të bëjë punën e saj," shtoi Klain, duke iu referuar shefit të GSA Emily Murphy.

Biden pritet të marrë detyrën në 20 janar.

Biden ka njoftuar një seri zgjedhjesh për postet e Shtëpisë së Bardhë, duke mos dhënë detaje për emrat, ndërsa gjithçka prite të zbulohet këtë të martë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore