
Trump nuk heq dorë nga kandidimi për President edhe pas mundësisë për akuza ndaj tij, zhvillon sot takimin e parë me mbështetësit
Ish presidenti amerikan Donald Trump zhvillon sot takimin e parë me mbështetësit e tij në kuadër të fushatës për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.
Ai do të ndalet sot në shtetin e Teksasit. Ditët e fundit zoti Trump është shprehur se ekziston mundësia se mund të arrestohet.
Prokuroria e Manhatanit po heton rolin ish presidentit mbi pagesën ndaj aktores së filmave për të rritur, Stormy Daniels në këmbim të heshtjes së saj.
Zoti Trump ka lëshuar akuza ndaj prokurorëve, duke deklaruar se hetimet janë të ndikuara si dhe ka bërë thirrje për protesta.
Vec hetimeve në Nju Jork, një juri e madhe federale në Uashington po heton çështjen e mbajtjes së dokumenteve sekrete nga zoti Trump pas largimit të tij nga Shtëpia e Bardhë në janar të vitit 2021. Po ashtu, edhe në shtetin e Xhorxhias, po kryhen hetime ndaj ish presidentit mbi përpjekjen për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në atë shtet./VOA








Erdogani ngre ekonominë? Bie inflacioni, shkak oferta “momentale” e gazit
Historia e plotë >
Elon Musk, një gjeni apo budalla?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

E rëndë në Përmet! Djali mbyt nënën 65-vjeçare
Historia e plotë >
Zbulohet EMRI/ Ja TRAFIKANTI I RREZIKSHËM me të cilin Saimir Tahiri ndan...
Historia e plotë >
Euro në rënie të lirë, “rrokulliset” pranë kufirit të minimumit të ri historik (Shifra)

Çmimi i naftës merr "goditjen fatale", ulet sasia e prodhimit

Mot i paqëndrueshëm! Temperaturat arrijnë deri në 31 gradë, e enjtja dhe e premtja sjellin ‘surpriza’
Aktualitet




