Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

TRONDITËSE/ Babai merr kallashin dhe vret djalin në Kosovë, shkak bëhet prona

TRONDITËSE/ Babai merr kallashin dhe vret djalin në Kosovë, shkak

Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në Kosovë.

Bëhet me dije nga autoritetet e policisë sengjarja ka ndodhur sot rreth orës 18.00 në fshatin Peran të Podujevës.

Sipas mediave vendase dyshohet se babai ka vrarë djalin e tij me kallash, për shkak të problemeve me pronë.


Në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalë njësitet policore, ku kanë nisur hetimet e para për zbardhjen e rastit, ndërkaq bëhet e ditur se personi i dyshuar është arrestuar.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.

“Rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjent. Policia ka iniciuar një hetim me synim sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, është shprehur Borovci.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore