
TRONDITET Italia! Babai vret vajzën pasi nuk pranoi të martohej me një të moshuar, e varrosi pranë… (Detaje)
Një baba pakistanez është arrestuar pasi dyshohet se ka vrarë vajzën e tij 18-vjeçare në Itali pasi ajo refuzoi të martohej me një person që e kishte zgjedhur për atë. Shabbir Abbas u arrestua në fshatin e tij në provincën lindore Punjab, në Pakistan javën e kaluar pas një urdhri të lëshuar nga autoritetet italiane.
Para zhdukjes, vajza 18-vjeçare i tha të dashurit të saj në Itali, i cili gjithashtu është me origjinë pakistaneze, se prindërit e saj donin ta martonin me një burrë të moshuar në vendlindjen e tyre, në Pakistan, por ajo nuk pranonte.
Vajza u pa e gjallë për herë të fundit në fund të prillit nga fqinjët jashtë shtëpisë së familjes së saj në qytetin fermë të Novellara, pranë qytetit të Reggio Emilia, Itali.
Pas zhdukjes së vajzës, autoritetet në Itali zbuluan se një video e aeroportit të Milanos tregonte prindërit e 18-vjeçares, duke u larguar për në Pakistan.
Arrestimi i Abbas vjen vetëm disa ditë pasi një trup u zbulua në një varr të cekët në një ndërtesë të braktisur pranë shtëpisë së familjes pakistaneze.
Mediat italiane raportuan se mund të duheshin dy muaj për të konfirmuar identitetin e eshtrave, por një gjykatë lokale tha të enjten se ishte “shumë e mundshme” që mbetjet njerëzore t’i përkisnin adoleshentes së zhdukur.
Gjatë një seance ekstradimi të enjten, Abbas këmbënguli se vajza e tij ishte gjallë, njoftoi agjencia italiane e lajmeve ANSA . Më parë ai pretendoi se ajo kishte udhëtuar në Belgjikë.
Amir Shaheen, një tjetër hetues i lartë i policisë pakistaneze, tha se babai i Saman ishte në kërkim nga policia italiane me akuzën e vrasjes së vajzës së tij.
Ai nuk pranoi të japë detaje të mëtejshme, duke thënë se i dyshuari ndodhet në paraburgimin e Agjencisë Federale të Hetimit të vendit, e cila iu drejtua nga Interpoli për të kërkuar arrestimin dhe ekstradimin e burrit në Itali në lidhje me vrasjen e gruas.




Putin drejt BURGUT! Nëse shkel në këtë vend, përfundon në pranga
Historia e plotë >




Çfarë ndodh kur Inteligjenca Artificiale lexon gjithçka?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Kryemadhi fshehu paratë në Zvicër/ Kaloi në këmbë kufirin, të kalonte pa...
Historia e plotë >
"Albanian NARCOS"/ Reportazhi i Dailymail, shkojnë deri në Ekuador për t...
Historia e plotë >
Këmbimi valutor 20 mars 2023/ Nuk lëvizin monedhat e huaja, çfarë po ndodh me euron dhe dollarin?

Nafta falas për fermerët! Vendimi i ri i Qeverisë, ja çfarë duhet të dini

Shqipëria ka pagat më të ulëta në rajon në administratën publike/ Ja PROFESIONET ku na e kalon dhe Kosova
Aktualitet


Grabitet gjatë natës shkolla 9-vjeçare në Shkodër/ Ja çfarë morën hajdutët
Historia e plotë >

Kthjellime dhe rritje temperaturash, parashikimi i motit për sot
Historia e plotë >