
Tre muaj gjendje emergjente, ja çfarë pritet të ndodhë pas tërmetit në Turqi
Tërmetet shkatërruese në Turqi, shtynë qeverinë të shpallin tre muaj gjendjen e jashtëzakonshme.
Vendimi pritet të diskutohet në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Turqisë për 10 provincat e prekura. Por çfarë pritet të sjellë gjendja e jashtëzakonshme që shpalli presidenti Recep Tayyip Erdo?an.
Dekretet që do të botohen në Fletoren Zyrtare dhe do t’i kalojnë Kuvendit për miratim përfshijnë paketat e ndihmës, vendstrehimet për personat e prekur nga tërmetet, menaxhimi i qendrave shëndetësore, transporti dhe lëvizja në zonat e rrezikuara.
Erdogan njoftoi gjithashtu se provincat do të shpallen si “Zonat e fatkeqësive që ndikojnë në jetën e përgjithshme”.
Pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme dhe paraqitjes së pikave paraprake pritet që qeveria turke të nxjerrë dekretligje. Presidenti mund të nxjerrë një dekret presidencial për çështjet e nevojshme nga gjendja e jashtëzakonshme .
Si do të zbatohet gjendja e jashtëzakonshme në terren:
– Paketat mbështetëse do të aktivizohen për të minimizuar ndikimin e tërmetit.
– Do të plotësohen nevojat për strehimore për viktimat e tërmetit.
– Zona të tilla si sallat sportive, zonat e akomodimit dhe kampet mund të ndahen për viktimat e tërmetit.
– Konviktet që lidhen me institucionet arsimore publike dhe private mund të përdoren për viktimat e tërmetit.
Shërbimet shëndetësore do të kenë përparësi:
– Për viktimat e tërmetit do të ofrohen shërbime shëndetësore falas në spitalet private si spitalet shtetërore.
– Njësitë ushtarake në rajon mund të caktohen për ndihmë.
– Delegacionet teknike nga të gjitha krahinat do të caktohen për vlerësimin e dëmeve, nëse është e nevojshme.
– Të gjitha shpenzimet do të sigurohen kryesisht nga burimet dhe ndihmat publike.
Mund të bëhen rregullime për transport:
– Do të mund të parandalohet largimi i ushqimeve bazë nga rajoni.
– Për çdo familje të rajonit do të caktohen psikologë.
– Hyrja dhe daljet në zonën OHAL do të kufizohen.
– Vendbanimi mund të ndalohet në zona të caktuara.





Diçka e madhe po vjen? Mark Zuckerberg trazon rrjetin me postimin e tij
Historia e plotë >

Çfarë po ndodh? Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Kim Jong Un, vuan nga...
Historia e plotë >

Elon Musk, një gjeni apo budalla?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Jepet lajmi i mirë! Pagat e rritura të administratës, shtesat që nga 1 p...
Historia e plotë >
“Çfarë bën ashtu…?”/Rrëfimet e adoleshentëve për çastet tragjike të vras...
Historia e plotë >
Fondet e premtuara për energjinë, BE i kalon Shqipërisë 72 mln euro

Moti "ndryshon" stinë/ Ja çfarë do të ndodhë me temperaturat gjatë periudhës së verës

Historiku/ 1 Qershori, dita kur fëmijët gëzojnë në të gjithë botën
Aktualitet




