Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Tragjedia familjare/ U zgjodh kryebashkiak kur ishte në koma por humb jetën, i vdesin dhe dy motrat nga Covid

Tragjedia familjare/  U zgjodh kryebashkiak kur ishte në koma por humb

Qyteti i Goianias në Brazil është duke mbajtur zi për kryetarin e tij të bashkisë, Maguito Vilela.

Ky i fundit ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare, si pasojë e komplikacioneve shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Vilela u zgjodh në krye të bashkisë së qytetit brazilian, ndërsa ishte në koma në spital. Ai nuk e dinte se ishte zgjedhur për të drejtuar qytetin e tij derisa i tha i biri një ditë kur doli nga koma.

Dy motrat e tjera të politikanit kishin vdekur tashmë nga koronavirusi. Më 19 gusht, Nelma Vilela Veloso, 76 vjeç, nuk i rezistoi sëmundjes dhe më pak se dhjetë ditë më vonë, më 28 gusht, Nelita Vilela, 82, vdiq gjithashtu.

Brazili është një nga shtetet më të prekur nga Covid, duke qenë shteti i dytë në botë, pas SHBA-së. 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore