Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Tragjedi në Indi/ Besimtarët bien në pusin 12 metra të thellë, 35 të vdekur në një tempull

Tragjedi në Indi/ Besimtarët bien në pusin 12 metra të

Të paktën 35 persona kanë humbur jetën pasi kanë rënë në një pus teksa po luteshin në një tempull në shtetin qendror indian të Madhya Pradesh. 14 të tjerë janë shpëtuar dhe 1 person është ende i zhdukur në aksidentin e ndodhur në qytetin Indore. Policia tha se viktimat ishin duke qëndruar në një pllakë betoni mbi pus, kur ajo u shemb nën peshën e tyre. Kryeministri Narendra Modi tha se ai ishte “jashtëzakonisht i trishtuar nga fatkeqësia”.

Incidenti ndodhi të enjten gjatë një ceremonie lutjeje të organizuar në tempullin Beleshëar Mahadev Jhulelal me rastin e festivalit hindu të Ram Navami. Një turmë e madhe besimtarësh po qëndronin në pllakën e betonit që mbulonte pusin, i cili u shemb nën peshën e tyre, duke zhytur dhjetëra njerëz në pusin pothuajse 12 metra të thellë.

Mediat lokale raportuan se tempulli u ndërtua pasi pusi ishte mbuluar rreth katër dekada më parë.
Zyrtari i lartë Illayaraja T tha për kanalin e lajmeve ANI se 18 persona janë shtruar në spital, ndërsa 2 prej tyre janë larguar për në banesa. Ai shtoi se një operacion kërkimi është ende duke u zhvilluar për gjetjen e personit të zhdukur.

Një ekip prej 75 personash, përfshirë ata nga forcat shtetërore dhe kombëtare të reagimit ndaj fatkeqësive janë të angazhuar në përpjekjet e shpëtimit. Kryeministri Shivraj Singh Chouhan ka njoftuar një kompensim prej 500,000 rupi (6000 dollarë; 4900 £) për të afërmit e të ndjerit dhe 50,000 rupi për të plagosurit. Modi shkroi në Twitter ku njoftoi për një kompensim prej 200,000 rupi për ta.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore