Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Tmerri i luftës/ Azerbajxhani plagos 2 gazetarë francezë, Macron nis me urgjencë...

Tmerri i luftës/ Azerbajxhani plagos 2 gazetarë francezë, Macron

Dy gazetarë francezë dhe dy armenë janë plagosur në dy luftimet mes forcave armene dhe azerbajxhanase. Dy reporterë të Le Monde u plagosën ditën e sotme në qytetin Martini, ndërsa për sulmin e kryer, Ministria e Jashtme e Armenisë akuzoi Azerbajxhanin për bombardimet në atë rajon.

Gjithashtu një kameraman dhe një gazetarë i Armenisë u  plagosën po në atë rajon. Është ende e paqartë se sa dëmtime kanë marrë gazetarët ndërsa për gazetarët francez, Presidenti Macron tha se u ka dërguar një avion privat për t’i kthyer në atdhe.

Lufta mes dy vendeve ka shpërthyer ditët e fundit, për rajonin e Karabak. Konflikti i shuar prej vitesh është rindezur në datën 27 shtator. Rajoni është i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por i kontrolluar nga armenët etnikë. Kur u shkëput në fillim të viteve 1990, dhjetëra mijëra njerëz vdiqën në luftime. Ndërkohë presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka deklaruar të dielën se është i sigurt për të rimarrë kontrollin mbi rajon.

Tmerri i luftës/ Azerbajxhani plagos 2 gazetarë francezë, Macron Tmerri i luftës/ Azerbajxhani plagos 2 gazetarë francezë, Macron Tmerri i luftës/ Azerbajxhani plagos 2 gazetarë francezë, MacronTmerri i luftës/ Azerbajxhani plagos 2 gazetarë francezë, Macron

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore