Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Thellohet TRAGJEDIA në Mal të Zi/ 34-vjeçari vrau 10 persona të familjes, mes tyre dhe fëmijë (Video)

Thellohet TRAGJEDIA në Mal të Zi/ 34-vjeçari vrau 10 persona

Një ngjarje mjaft e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Cetinje të Malit të Zi, ku një person pas një konflikti familjar ka vrarë 10 persona, dhe në fund është vrarë nga policia.

Sipas mediave malazeze 34-vjeçari pas një konflikti ka lëshuar breshëri plumbash mbi familjarët, duke vrarë 10 persona dhe plagosur 11 të tjerë.

Mes viktimave dyshohet se ka edhe fëmijë.

Mediat malazeze kanë mësuar jozyrtarisht se VB (34-vjeçar) ka vrarë të gjithë familjen, e më pas ka dalë në rrugë dhe ka qëlluar njerëzit.

Sipas informacioneve të pakonfirmuara, në masakër kanë humbur jetën 11 persona, mes të cilëve dyshohet se ka edhe fëmijë. Policia vrau sulmuesin.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore