Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Thellohet tragjedia në Bejrut, mbi 78 të vdekur

Thellohet tragjedia në Bejrut, mbi 78 të vdekur

Së paku 78 të vrarë dhe më shumë se 4.000 të plagosur është bilanci i shpërthimit që ndodhi në kryeqytetin e Libanit, Bejrut.  I gjithë qyteti u trondit nga shpërthimi, i cili ndodhi në pjesën ku ndodhet porti.

Incidenti shkaktoi dëme të shumta materiale, duke e bërë qytetin e Lindjes së Mesme të ngjante me një zonë të luftës. Ministri i Shëndetësisë, Hamad Hassani tha se numri i viktimave pritet të rritet.

Presidenti i Libanit, Michel Aoun, tha se 2,750 tonë kimikate bujqësore ishin ruajtur në mënyrë të pa sigurt në një depo për gjashtë vjet.

Ai caktoi një takim urgjent të kabinetit, duke thënë se duhet të shpallet një gjendje e jashtëzakonshme dy-javore.

Zyrtarët thanë të martën se kanë filluar një hetim për të gjetur shkakun e saktë të shpërthimit. Këshilli i Lartë i Mbrojtjes në Liban tha se ata që janë përgjegjës do të përballen me "dënimin maksimal" të mundshëm.

Thellohet tragjedia në Bejrut, mbi 78 të vdekur

Thellohet tragjedia në Bejrut, mbi 78 të vdekur

Thellohet tragjedia në Bejrut, mbi 78 të vdekur

Thellohet tragjedia në Bejrut, mbi 78 të vdekur

Thellohet tragjedia në Bejrut, mbi 78 të vdekur

Thellohet tragjedia në Bejrut, mbi 78 të vdekur

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore