
Terror në Selanik/ Burri tenton të hedhë në erë makinën me dy fëmijët, veten e gruan brenda, e afërmja: Donte të vdisnin të katërt bashkë
Një ngjarja e rëndë ka tronditur Selanikun ditën e sotme. Një 47-vjeçare ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë, por kallëzimi ka bërë që partneri i saj të kërcënojë me jetë edhe fëmijët. 62-vjeçari ka futur fëmijët e tij në makinë dhe ka kërcënuar publikisht se do ta hidhte mjetin në erë, por ndërjyrja e autoriteteve u ka shpëtuar jetën të vegjëlve.
Tezja e fëmijëve, në një prononcim për Protothemën tregon se 62-vjeçari nuk ua kishte dhënë kurrë përshtypjen që ishte dhunues, por e kishin njohur si një njeri serioz në punë dhe me humor në familje. Ajo thotë se kjo ishte hera e katërt që ai e rrihte të motrën e se më në fund, ajo vendosi ta kallëzonte në polici.
“Ai e kishte kapur për fyti, e kishte rrahur. Ishte e disata herë që ndodhte, por asaj i vinte turp ta thoshte. Kishte ndodhur edhe 4-5 herë, por kjo ishte pika që mbushi kupën,"- tregon ajo.
"Ai mori fëmijët që janë binjakë, i futi në makinë dhe i tregoi çakmakun. Askujt s’ia mori mendja se çfarë kishte ndërmend të bënte. Brenda pak sekondash motra ime thirri policinë. Ai e ftonte të afrohej pranë makinës, kishte në plan të hidhte gjithçka në erë dhe të vdisnin të katërt bashkë,”- shton ajo.
Ajo shton se beson se 62-vjeçari e kishte planifikuar paraprakisht atë që donte të bënte, pasi i kishte blerë bombolat e gazit dhe i kishte në makinë.
62-vjeçari është vënë në pranga dhe akuzohet për tentativë vrasjeje në seri, dhunë në familje, kanosje dhe armëmbajtje pa leje. Atij i është dhënë një afat, deri të enjten mund të kërkojë falje për të lehtësuar pozitën e tij.



Çfarë ndodhi? Papa Françesku përfundon sërish në spital
Historia e plotë >

“SHOKOHEN” pushuesit/ Burri shëtit lakuriq në plazh, të tjerët e filmojnë
Historia e plotë >



Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

E BUJSHME! SPAK lëshon arrest me burg për Vangjush Dakon dhe zyrtarë të ...
Historia e plotë >
“A jeni në vete? Ju lutem”/ Doli e TRONDITUR, zbulohet për çfarë dëshmoi...
Historia e plotë >
Rënies së euros nuk po i duket fundi! Ja "PRAGU" që ka arritur monedha europiane

Çfarë po ndodh me valutën europiane? Euro në rënie të lirë, “rrokulliset” pranë kufirit të 108 lekëve

Këmbimi valutor 6 qershor 2023/ Si ASNJËHERË më parë, euro shkon në kuotën e...
Aktualitet


Zgjedhjet e 14 Majit/ Rinumërohen votat në bashkinë e Belshit (Rezultati)
Historia e plotë >
Arrestimi i ish-kryebashkiakut Vangjush Dako, reagon për herë të parë Rama
Historia e plotë >
