Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Tentoi të hedhë në erë qendrën e vaksinimit/ Policia parandalon sulmin dhe arreston autorin

Tentoi të hedhë në erë qendrën e vaksinimit/ Policia

Policia holandeze ka parandaluar një sulm në qendrën e vaksinimit në qytetin Den Helder.

Siç raportojnë mediat holandeze, policia ka arrestuar 37-vjeçarin nën akuzën se kishte planifikuar të kryejë sulm terrorist.

Ky person po planifikonte të vendoste mjet shpërthyes në qendër për të sabotuar vaksinimin, por ai është ndaluar nga organet e sigurisë.

Gjykata ka njoftuar se i tërë rasti po cilësohet si vepër terroriste, me qëllim që të frikësojë banorët dhe të shkaktojë destabilizim ekonomik.

Holandezët kanë protestuar për shkak të masave epidemiologjike dhe mbylljes totale – madje janë regjistruar edhe sulme në qendra të testimit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore