Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Tensione në familjen mbretërore, çfarë do të veshë princ Harry në funeralin e gjyshit?

Tensione në familjen mbretërore, çfarë do të

Familja mbretërore gjendet në mes të një tjetër tensioni, lidhur me funeralin e princit Philip. Pas dyshimeve nëse princ Harry dhe dukesha e Sussex Meghan Markle do të ishin pjesë e grupit të vogël që do të marrë pjesë në ceremoninë mortore, diskutimi i radhës lidhet me veshjen e Harry-t.

Duke qenë se ai ka hequr dorë nga titujt mbretërorë ka mosmarrëveshje në lidhje me atë çfarë do të veshë gjatë ceremonisë së lamtumirës së gjyshit të tij. Sipas “The Sun”, princi William, princi Edward, princeshë Anne dhe princi Andrew pritet të vishen me kostumet tipike të regjimentit, ndërsa për Harry-n ende nuk ka një vendim.

Disa anëtarë mendojnë që William do të veshë një kostum formal për t’ju përshtatur të vëllait siç ka dhe të tjerë që thonë se Harry duhet të veshë një kostum bazik ushtarak në nder të viteve që i ka shërbyer mbretërisë.

Gjithsesi, vendimin në fund do ta marrë mbretëresha Elizabeth, e cila i cakton secilit prej pjesëmarrësve në ceremoni veshjen e duhur.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore