Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Takim me Biden, Merkel në Shtëpinë e Bardhë në vizitën e fundit si kancelare

Takim me Biden, Merkel në Shtëpinë e Bardhë në

Zgjedhja e Joe Biden si president i SHBA, ka rikthyer "shkëlqimin" në marrëdhëniet me Gjermaninë, të cilat u tensionuan në jo pak raste gjatë presidencës së Trump.

CNN shkruan se Presidenti Joe Biden do të mirëpresë Kancelaren gjermane Angela Merkel në Shtëpinë e Bardhë më 15 korrik.

Do të jetë vizita e saj e parë në Uashington gjatë presidencës së Biden, dhe ka të ngjarë të jetë dhe  vizita e saj e fundit në SHBA, si kancelare. Kjo, pasi Gjermania do zgjedhë kancelaren e re në shtator dhe Merkel do e mbyllë me 4 mandate.

"Vizita e Kancelares Merkel do të afirmojë lidhjet e thella dypalëshe midis Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë. Udhëheqësit do të diskutojnë angazhimin e tyre për bashkëpunim të ngushtë mbi një sërë sfidash të përbashkëta, duke përfshirë përfundimin e pandemisë COVID-19, adresimin e kërcënimit të ndryshimit të klimës dhe promovimin e prosperitetit ekonomik dhe sigurisë ndërkombëtare bazuar në vlerat tona të përbashkëta demokratike.”- tha Shtëpia e Bardhë. 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore