
Vdekjet nga shurupet e kollës, OBSH del me thirrjen urgjente: Më shumë se 300 fëmijë...
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje për “veprim të menjëhershëm dhe të koordinuar” për të mbrojtur fëmijët nga ilaçet e kontaminuara, pas vdekjeve të lidhura me shurupet e kollës vitin e kaluar.
Në vitin 2022, më shumë se 300 fëmijë, kryesisht të moshës nën 5 vjeç, humbën jetën si pasojë e dëmtimit akut të veshkave në Gambi, Indonezi dhe Uzbekistan. Në një deklaratë, OBSH bëri të ditur se vdekjet dyshohet të jenë shkaktuar nga ilaçe të kontaminuara.
Shurupet e kollës, pa recetë, kishin nivele të larta të dietilenit glikolit dhe etilenit glikolit.
“Këta ndotës janë kimikate toksike që përdoren si tretës industrialë dhe mund të jenë fatale edhe nëse merren në sasi të vogla. Ato nuk duhet të gjenden kurrë në ilaçe.”
OBSH tha se shtatë vende kishin raportuar se kishin gjetur shurupe të kontaminuara në katër muajt e fundit dhe u bëri thirrje 194 shteteve anëtare në këtë organizatë që të veprojnë menjëherë për të parandaluar më shumë vdekje. “Meqenëse këto nuk janë incidente të izoluara, OBSH-ja u bën thirrje palëve të përfshira në zinxhirin e furnizimit mjekësor, të ndërmarrin veprime të menjëhershme dhe të koordinuara.”
Burime jo zyrtare të cituara nga agjencia e lajmeve Reuters pretendojnë se OBSH ka nisur hetimet për të përcaktuar nëse ka ndonjë lidhje mes prodhuesve të shurupëve të kontaminuar. Duke cituar nivele të paprecedent toksinash në produkte, OBSh po kërkon më shumë informacion mbi lëndët e përdorura nga 6 prodhues në indi dhe Indonezi për shurupët e lidhur me vdekjet tek fëmijët, dhe po ashtu nëse kompanitë i kanë siguruar ato nga i njëjti furnizues.
Siç thuhet, OBSH po konsideron nëse do të këshillojë familjet të rivlerësojnë përdorimin e shurupëve të kollës tek fëmijët në përgjithësi.





E RËNDË/ Era e fortë nxjerr nga shinat dy trena në Zvicër, DETAJET e para
Historia e plotë >



As talebanët nuk kanë qëlluar mbi televizionin e tyre në Kabul
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Pagesat në offshore të Kryemadhit/ Nuk i deklaroi asnjëherë tek ILDKP, m...
Historia e plotë >
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit/ Dosja që tregon pagesat nga kompanitë...
Historia e plotë >
KUJDES! Fundjava ka surpriza nëse keni plane/ Publikohet TABELA

Shembet muri mbrojtës tek ‘Uji i Ftohtë’, rruga bllokohet nga gurët, kalohet vetëm me një korsi

Ligji i ri për punësimin në Gjermani, eksperti tregon kriteret që duhet të plotësoni dhe...
Aktualitet




