Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Studimi i ri/ Sa zgjat imuniteti pas shërimit nga COVID, çfarë zbuluan ekspertët në Austri

Studimi i ri/ Sa zgjat imuniteti pas shërimit nga COVID, çfarë

Ka patur studime të ndryshme se sa zgjat imuniteti ndaj virusit për personat që e kanë kaluar një herë infektimin me COVID-19.

Sipas një studimi të fundit, të publikuar nga mediat e huaja, për të gjithë atë që e kanë kaluar COVID, mundësia që të infektohen sërish është shumë e ulët për të paktën 7 muaj.

Lajmi i mirë vjen nga Austria, pasi ekspertët e Universitetit Mjekësor të Gracit, në bashkëpunim me Agjencinë e Shëndetit dhe Sigurinë Ushqimore në këtë vend  dhe Universitetin e Stanfordit në Kaliforni bënjë një studim.

Sipas studimit, anti-trupat e krijuara nga kalimi i infeksionit të parë me Covid-19 krijojnë mbrojtje me efektivitet deri 91%. E thënë më thjeshtë, në çdo 100 persona, 91 prej tyre krijojnë imunitet ndaj koronavirusit për të paktën 7 muaj pas infektimit të parë.

Gjithsesi ekspertët thonë se duhen studime më të thelluara për të arritur në një konkluzion më të saktë.

Studimi është kryer bazuar në të dhënat e mijëra personave që e kanë kaluar infektimin me Covid-19  në Austri.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore