
Spitali krijon “panelin e vdekjes”, mjekët zgjedhin se kë mund të shpëtojnë e kë jo në Teksas
Mjekët në spitalin “Starr County Memorial Hospital”, që është spitali i vetëm në atë rajon, kanë marrë udhëzime kritike për kujdesin ndaj pacientëve.
Udhëzimet do të përcaktojnë se cilët pacientë do vazhdojnë të trajtohen, dhe cilët do të dërgohen në shtëpi duke e konsideruar gjendjen e tyre si të pashpresë për të jetuar.
Sipas “The Guardian”, ky komision është formuar për të lehtësuar barrën ndaj burimeve të kufizuara mjekësore të spitalit në Teksas, në mënyrë që mjekët të mund të përqendrohen te pacientët me shkallë më të lartë mbijetese.
Rajoni Starr filloi të shënonte rritje të numrit të rasteve në fillim të korrikut. Në këtë rajon banojnë 64,000 persona dhe vetëm brenda një dite u regjistruan 1,769 të infektuar dhe 17 të vdekur.
Zyrtarët kanë thënë se rritja e numrit të rasteve ka ardhur si pasojë e tubimeve.
Autoritetet të premten lëshuan urdhër për izolim dhe vendosën orë policore. Për më tepër, përdorimi i maskave u bë i detyrueshëm. Teksasi është një ndër shtetet më të prekur nga koronavirusi në ShBA. Deri më tani, në këtë shtet janë regjistruar mbi 393,000 të infektuar dhe 5,069 të vdekur.

Facebook penalizon kryeministrin e Izraelit, i ndërpret një bisedë online
Historia e plotë >





Pronarët infektojnë macen me COVID, ngre në këmbë një shtet të tërë
Historia e plotë >

Premtimet e “arta” të Kryemadhit për zgjedhjet e 25 prillit
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Greqi-Turqi, akulli shkrihet jo në Tiranë, por në sarajet e Sulltanit
Historia e plotë >
“Unë kurrë nuk e kam parë Trump kaq shumë vetëm, ai po shëron plagët”...
Historia e plotë >
Kryemjeku i SHBA, Fauci: Katër lloje koronavirusesh qarkulluan në dimër, ja pasojat te të infektuarit

Viti i ri akademik online? Disa fakultete në dilemë, të tjerat e kanë marrë vendimin

“Ta bëjmë maskën zakon të përditshëm”/ Manastirliu mesazh qytetarëve për masat e reja (Video)
Biznes

Pandemia nuk i futi në krizë/ Çmimet e apartamenteve rriten për vitin 2021
Historia e plotë >


Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >