Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Spanja në alarm nga koronavirusi, qeveria paralajmëron: Rrezik serioz nëse...

Spanja në alarm nga koronavirusi, qeveria paralajmëron: Rrezik serioz

Qeveria spanjolle u ka kërkuar autoriteteve në Madrid të forcojnë kufizimet e koronavirusit në të gjithë qytetin, duke paralajmëruar një "rrezik serioz" për banorët nëse nuk e bëjnë këtë.

Madrid zgjati kufizimet në pikat e nxehta të Covid-19 të premten, por refuzoi thirrjet për një bllokim në të gjithë qytetin.

Të Shtunën Ministri i Shëndetësisë i Spanjës, Salvador Illa, tha se kufizimet aktuale nuk dhanë efektin që pritej.

Ai tha se ishte "koha për të vepruar me vendosmëri" për të kontrolluar pandeminë.

"Ekziston një rrezik serioz për banorët, për rajonet fqinje," tha  Illa, duke u bërë thirrje autoriteteve rajonale të kryeqytetit "të vendosin shëndetin e qytetarëve në radhë të parë" dhe të imponojnë një bllokim të pjesshëm në të gjithë qytetin.

Madrid është përsëri epiqendra e shpërthimit të koronavirusit në Spanjë, ashtu siç ishte gjatë pikut të parë në fillim të këtij viti.

 Vendi regjistroi edhe 12,272 raste të Premten, duke e çuar totalin zyrtar në 716,481, numrin më të lartë të infeksionit në Evropën Perëndimore.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore