Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Sondazhi/ 46% e amerikanëve e mbështesin, a do kandidojë aktori i famshëm për president në SHBA

Sondazhi/ 46% e amerikanëve e mbështesin, a do kandidojë aktori i

Sipas një sondazhi të publikuar në mediat e huaja, të paktën 46 për qind e amerikanëve do të mbështesnin kandidimin për president të aktorit të njohur, Dwayne Johnson (The Rock).

Pas sondazhit ka reaguar edhe aktori i njohur, duke nxitur spekulimet se mund të provojë një kandidim presidencial në të ardhmen.

“Nëse ndodh ndonjëherë, do të ishte nderi im për t'i shërbyer njerëzve", shkroi ai në Tëitter.

Sondazhi zbuloi se 29 përqind do të mbështesnin fushatat elektorale të Johnson për President, ndërsa 17 përqind të tjerë mbështesin vetëm kandidimin e Johnson.

Në vitin 2017, ylli i kinemasë tha se ai ishte duke menduar seriozisht për një kandidim për Shtëpinë e Bardhë. Në shkurt, ai tha se mundësia po rrotullohet ende në kokën e tij.

"Do të konsideroja një kandidim presidencial në të ardhmen nëse kjo është ajo që njerëzit dëshironin", tha Johnson për USA Today në shkurt.

Në shtator, Johnson doli krah Joe Biden dhe Kamala Harris, duke u pozicionuar për herë të parë politikish.

Por a do kandidojë vetë? Të presim!/Gazeta SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore