Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Skandali / Një gjeneral i akuzuar për tortura zgjidhet në krye të Interpol

Skandali / Një gjeneral i akuzuar për tortura zgjidhet në krye

Një gjeneral nga Emiratet e Bashkuara Arabe, i cili është akuzuar për bashkëpunim në tortura, është zgjedhur president i agjencisë globale të policisë, Interpol. Ahmed Nasser al-Raisi, inspektor i përgjithshëm i ministrisë së Brendshme të Emirateve të Bashkuara Arabe, do të shërbejë një mandat katërvjeçar në krye të kësaj agjencie.

Grupet e të drejtave të njeriut kishin lobuar kundër kandidaturës së tij, duke e akuzuar atë për dështimin për të hetuar ankesat e besueshme për tortura kundër forcave të sigurisë të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Gjeneral Raisi hedh poshtë akuzat. Ministria e Jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe tha se ai "beson fuqishëm se abuzimi, ose keqtrajtimi nga policia është i urryer dhe i patolerueshëm".

Gjenerali Raisi u zgjodh president i Interpolit pas tre raundeve të votimit nga vendet anëtare në asamblenë e përgjithshme të agjencisë në Stamboll, Turqi.

Detyrat e tij do të përfshijë kryesimin e mbledhjeve të komitetit ekzekutiv, i cili mbikëqyr punën e Sekretarit të Përgjithshëm Jurgen Stock. Stock është një zyrtar me kohë të plotë që mbikëqyr funksionimin e përditshëm të Interpolit.

Gjenerali Raisi shkroi në Twitter se ishte një "nder" të zgjidhej president dhe premtoi "të ndërtojë një organizatë më transparente, të larmishme dhe vendimtare që punon për të garantuar siguri për të gjithë".

Në një deklaratë tjetër, ai tha se Emiratet e Bashkuara Arabe ishin "një nga vendet më të sigurta në botë" dhe se shteti arab i Gjirit vazhdoi të ishte "forca më e rëndësishme për ndryshime pozitive në rajonin më të vështirë të botës".

Por, aktiistja e “Human Rights Watch”, Hiba Zayadin, e quajti zgjedhjen e tij "një ditë të trishtuar për të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit në mbarë botën". Ajo tha se gjenerali ishte "një përfaqësues i qeverisë ndoshta më autoritare në Gjirin Persik, një qeveri që barazon protestat paqësore me terrorizmin".

Zgjedhja e tij u dënua gjithashtu nga akademiku britanik Mattheë Hedges, i cili ka lëshuar një kërkesë për dëmshpërblim në Gjykatën e Lartë në Londër ku akuzon gjeneralin Raisi dhe tre zyrtarë të tjerë të lartë të Emirateve të Bashkuara Arabe për përfshirje në burgosjen dhe torturën që ai dyshohet se ka vuajtur në Emiratet e Bashkuara Arabe në vitin 2018.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore