Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Skandali i maskave/ Si u zhduk porosia që shkaktoi miliona euro dëme në Itali

Skandali i maskave/ Si u zhduk porosia që shkaktoi miliona euro dëme

Skandali i nje ngarkese maskash të blera nga rajoni i Lazios, por që nuk u dorëzuan kurrë, shpërtheu diku nga muaji maj.

Tani, mediat vendase i janë rikthyer sërish, duke kujtuar sesi nga kjo aferë enti rajonal ka pësuar miliona euro dëme. Porosia i ishte bërë shoqërisë Ecotech, nga e cila tani pretendohet të kthejë 15 milionë euro e ka kthyer vetëm 1 milionë e 700.000. Kanë qenë disa kompani ndërmjetëse ne katër qytete. Skema shtrihet në Romë, Lugano, Londër e Taranto, shpjegonte “il fattoquotidiano”.

Taranto ishte dhe qyteti i fundit ku mbërriti hetimi Prokurorisë së Romës mbi maskat “fantazëm” të Lazios, më shumë se 7.5 milionë maska të tipit Ffp2 e Ffp3, të blera në muajin mars nga agjensia rajonale e mbrojtjes civile për 35.8 milionë euro, por që nuk mbërritën kurrë të gjitha në destinacion.

Në qytetin port, ndodhej dhe një nga hallkat e zinxhirit të gjatë të firmave të angazhuara për këtë porosi. Bëhet fjalë për Internazionale Biolife srl, e specializuar për produkte homeopatike e që tërhoqi vëmendjen e Guardia di Finanza dhe hetuesve lokale, e që rezuloi të ishte dhe një furnizuese direktet e rajonit te Lazios ne nje tjetër kontratë për sigurim maskash. Situata është komplekse: Ecotech, me një partner operativ në Kinë, Pan Hongyi, pretendonte se mund ta dorëzonte brenda disa ditësh super-porosinë.

Por pas disa vështirësish, Pan u tërhoq dhe ajo iu drejtua dy firmave të tjera: Exor Sa, me seli në Lugano por të drejtuar nga milanezi Paolo Balossi, dhe Giosar Ltd, me seli në Londër e të drejtuar gjithashtu nga një italiane, Stefania Cazzaro. Exor nga ana e saj kontakton me Internazionale Biolife, per te marre maskat nga Kina.

Kjo pjesë e ngarkesës nuk mbërrin dhe palët fajësojnë njëra tjetrën. Biolife sakaq duhet te kishte dorëzuar dhe një 1 milionë këmisha mjekësore e 1 milionë tuta po në rajonin e Lazios brenda 18 prillit për shkak të emergjencës së Covid 19, por dorëzoi vetëm 140 mijë këmisha, që pas kontrollit, edhe ato nuk rezultuan konform normave. 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore