Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

SKANDAL në liceun artistik/ Profesori ngacmon seksualisht 17-vjeçaren

SKANDAL në liceun artistik/ Profesori ngacmon seksualisht

Një nxënëse e liceut në Patras të Greqisë dyshohet se ka rënë viktimë e ngacmimit seksual nga një mësues, pas denoncimit që ka bërë nëna e saj te drejtoresha e shkollës.

Siç raportojnë mediat greke, nëna e inatosur ka shkuar në shkollë mëngjesin e së premtes dhe është ankuar se një ditë më parë 17-vjeçarja dhe shoku i saj i klasës po lexonin anglisht gjatë pushimit.

Më pas, mësuesi i ishte afruar dhe i kishte hedhur fjalë. Nxënësja ka reaguar duke qarë, ndërsa drejtoresha e shkollës së mesme ka thirrur mësuesin për shpjegim. Mësuesi mohoi akuzat duke pretenduar se ishte denoncuar më parë dhe më në fund doli që nuk ishte e vërtetë

Ndërkohë, ende nuk dihet nëse prindërit e vajzës do të ngren padi ndaj mësuesit.



Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore