Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Situatë alarmante në Athinë/ 1.200 makina bllokohen nga bora për 20 orë, fëmijë e të moshuar pa ushqime e pa ujë

Situatë alarmante në Athinë/ 1.200 makina bllokohen nga bora

Moti i ftohtë "ka ngrirë" kryeqytetin grek, duke bërë që rrugët e Athinës të mbushen nga bora.

Kjo ka rënduar qarkullimin e atuomjeteve. Sipas autoriteteve vendase 1.200 automjete kanë ngecur në "Atiki Odo" për mbi 20 orë pasi lëvizja është bërë gati e pamundur.

Me temperaturat nën zero, pa ushqim dhe pa ujë, shumë familje e jo vetëm kanë mbetur në të njëjtin vend pa lëvizur.

Ushtria greke është angazhuar në ndihmë njerëzve që po vuajnë larg familjeve në kushte ekstreme të motit, duke i ofruar ushqim të ngrohtë dhe ujë.

Në mesin e situatës alarmante ka fëmijë, gra shtatzëna dhe të moshuar.

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore