Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Si grupet kriminale punësojnë hakera për të grabitur para nga kompanitë

Si grupet kriminale punësojnë hakera për të grabitur para

Rastet e hakerimit të sistemeve kompjuterike të kompanive të mëdha, duke u kërkuar atyre sasi të mëdha parash në shkëmbim të çbllokimit të kompjuterave, përmes viruseve të quajtur “Ransomware”, kanë ardhur duke u shtuar. Grupe kriminale me bazë në Rusi dyshohet se qëndrojnë pas sulmeve më të mëdha të kryera së fundmi. Zëri i Amerikës analizon ndryshimet që sjell në botë programi “ransomware”.

Drejtori i përgjithshëm i naftësjellësit “Colonial”, Joseph Blount, kujton momentin kur vendosi t’u paguajë 5 milionë dollarë hakerave, që bllokuan sistemin kopjuterik të kompanisë.

“Ishte vendimi më i vështirë që kam marrë në 39 vite që jam në sektorin e energjisë. Unë e di se sa i rëndësishëm është tubacioni ynë për vendin, prandaj vendosa interesin e vendit në radhë të parë“, tha zoti Blount.

Firma “Colonial” është një prej vitimave të fundit në ShBA të atyre që ekspertët i qujnë godidje me “ransomware” – ku sistemi kompjuterik që mundëson funksionimin e kompanisë bllokohet derisa të paguhet shpërblimi. Gjatë viteve të fundit, hakerat kanë shënjestruar instrastrukturën kritike si spitalet, agjencitë e transportit dhe furnizuesit e ushqimeve.

Operacionet shtrihen përtej kufijve të një vendi, ndërsa pagesat kryhen me kriptovaluta, duke e vështirësuar kapjen e kriminelëve.

Hakerat përdorin mënyra të ndryshme për të gjetur dobësitë e sistemit kompjuterik Një prej formave më të përhapura është dërgimi i emailave që mashtrojnë punonjësit, që nëse i hapin, infektojnë rrjetin. Ose si në rastin e kompanisë “Colonial”, ku ata depërtuan një rrjet të vjetër privat virtual.

Pas sigurimit të qasjes, hakerat bllokojnë sistemin, kodojnë hyrjen dhe lënë udhëzime për paghesën që duhet bërë për të zhbllokuar sistemin.

Hakerat kopjojnë dokumente të rëndësishme dhe kërcënojnë me publikimin e tyre, ndërsa negociojnë kryerjen e pagesave.

Pasi bëhet pagesa, hakerat mundësojnë zhbllokimin e sistemit. Kohëve të fundit hakerat u ofrojnë programe “ransomware” organizatave kriminale, thonë ekspertët.

“Njerëzit e këqij janë përmirësuar ndërsa ne kemi humbur plotësisht natyrën e vërtetë të problemit, që për momentin është një model bashkëpunimi. Ata me sukses po gjejnë dhe punësojnë individë që shfrytëzojnë dobësitë e kompanive që sinqerisht nuk janë të sofistikuara”, thotë Raj Saman nga kompania e sigurisë kompjuterike McAfee.

Zyrtarët thonë se FBI-ja ShBA arriti të rikuperojë 2.3 milionë dollarë nga shpërblimi që kompania “Colonial” u kishte paguar hakerëve, para se paratë të depozitoheshin, siç thuhet, në një bankë kibernetike me bazë në Rusi.

Javën tjetër, Presidenti Joe Biden pritet të ngrejë çështjen e kthimit të Rusisë në një strehë të krimit kibernetik gjatë takimit që do të ketë me Presidentin rus Vladimir Putin në Gjenevë.

Përfshirja e zotit Biden dhe udhëheqësve evropianë është një sinjal se këto sulme po trajtohen seriozisht, thonë ekspertët.

“Ata do të ndërmarrin gjithnjë e më shumë hapa për ta ndjekur këtë, jo si një sfidë të krimit kibernetik, por si kërcënim kombëtar. Kjo krijon më shumë burime për të përballuar problemin”, thotë Philip Reiner nga Instituti për Siguri dhe Teknologji.

Administrata Biden lëshoi një paralajmërim për të gjitha kompanitë se është koha për të përmirësuar sigurinë e tyre kibernetike dhe për t’u mbrojtur kundër sulmeve me programin ransomware./VOA

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore