Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Shumica e Italisë kalon në ‘zonë portokalli’, vendi sheh shenjat e një rihapjeje të mundshme

Shumica e Italisë kalon në ‘zonë portokalli’, vendi

Italia bëhet portokalli, me vetëm katër rajone në zonë të kuqe dhe po sheh shenjat e një rihapjeje të mundshme.

“Mbylljet dhe zonat e kuqe po sjellin rezultatet e para, por situata është ende shumë e ndërlikuar dhe ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm”, konfirmoi ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza.

Nga e hëna, Kalabria, Lombardia, Emilia Romagna, Friuli Venezia Giulia, Piemonte dhe Toskana do t’u shtohen Abruzzo-s, Basilicata-s, Lazio-s, Liguria-s, Marche-s, Molise-s, Siçilisë, Umbrias, Venetos, provincës së Bolzanos dhe Trentos në zonën portokalli.

Dyqanet do të rihapen dhe do të jetë e mundur të qarkullohet brenda komunës së vendbanimit.

Do të jetë gjithashtu e mundur, një herë në ditë të vizitohen miqtë ose të afërmit në komunë, në një maksimum prej dy personash.

Sidoqoftë, 11,4 milionë italianë mbeten në zonën e kuqe: në Campania, Puglia, Valle d’Aosta dhe Sardenja.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore