Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Shumë vende vuajnë për vaksina/ Ky vend fillon me dozën e tretë për personat mbi 60 vjeç

Shumë vende vuajnë për vaksina/ Ky vend fillon me dozën e

Prej kohësh Izraeli ka ecur me ritme të shpejta për vaksinimin dhe ishte ndër vendet e para që hoqi të gjitha masat pas një numri të konsiderueshëm personash që kishin marrë dozat.

Por ndërkohë që ende shumë vende vuajnë për vaksina, qoftë dhe dozën e parë, Izraeli ka nisur të tretën.

Ishte vetë kryeministri i vendit, Naftali Bennet, i cili tha se nga e enjtja do të niste doza e tretë për personat mbi 60 vjeç.

“Nisim fushatën për të marrë vaksinën përforcuese, vaksinën e tretë. Realiteti dëshmon se vaksinat janë të sigurta. Realiteti gjithashtu dëshmon se vaksinat mbrojnë kundër sëmundshmërisë dhe vdekjes së rëndë. Dhe si vaksina e gripit që duhet të rinovohet herë pas here, është e njëjta gjë në këtë rast. “-tha Bennett në një fjalim televiziv kombëtar.

Kjo fushatë nisi pas rritjes së infektimeve dhe shenjave që efikasiteti i vaksinës zvogëlohet me kalimin e kohës. Çdokush mbi 60 vjeç i cili është vaksinuar më shumë se pesë muaj më parë do të ketë të drejtë të marri dozën e tretë. Bennett tha se presidenti i ri i vendit, Isaac Herzog, do të ishte i pari që do të merrte dozën e tretë.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore