Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Shtohet numri i imigrantëve të paligjshëm nga Bjellorusia në Lituani

Shtohet numri i imigrantëve të paligjshëm nga Bjellorusia në

Kryeministrja lituaneze Ingrida Simonyte ka njoftuar se qeveria e saj do të vendosë "një barrierë shtesë" në kufirin mes Lituanisë dhe Bjellorusisë për të ndaluar hyrjen e imigrantëve në vend nga Bjellorusia. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Vladislav Andreev nga kufiri Lituani-Bjellorusi, Lituania po përjeton një rritje të konsiderueshme të numrit të imigrantëve të paligjshëm që kalojnë kufirin, mbi 1300 në gjysmën e parë të vitit 2021, krahasuar me vetëm 80 në vitin 2020.

"Po shkojmë në një nga pjesët më pak të mbrojtura të kufirit Bjellorusi-Lituani që imigrantët e paligjshëm përdorin më shpesh për të hyrë në Lituani. Dikur atje ka pasur një pikë kontrolli, por për shkak të COVID,-it është mbyllur prej një viti e gjysmë. Të paktën ka akoma gardhe dhe kamera, ndërsa pjesa tjetër e kufirit ka ose gardhe të vogla ose një shteg kalimi ", thotë roja kufitare Dainius Vaitek?nas.

Çdo ditë rojet kufitare lituaneze ndalojnë dhjetra imigrantë të paligjshëm, kryesisht nga Afrika dhe Lindja e Mesme, ndërsa përpiqen të futen në Lituani nga Bjellorusia. "Mendoj se po sillen këtu ndoshta me automjete, sepse mund të shihni se bari është rrafshuar në anën e Bjellorusisë. Ne jo gjithmonë i ndalojmë ata në kufi, ndonjëherë ata arrijnë të futen më thellë në vend, por vetëm disa kilometra. Nuk arrijnë shumë larg", thotë roja kufitare. Aktualisht mbi 2000 refugjatë jetojnë në kampe të improvizuara në Lituani dhe rrjedha e imigrantëve nuk po ngadalësohet.

"Ne kemi ardhur nga Bjellorusia. Nuk kisha zgjidhje! Vendi im është në luftë dhe unë doja të shkoja në një vend më të mirë, më të sigurt për mua, ku mund të jetoj në paqe. Çdo vend, ndoshta në Gjermani", thotë një refugjat nigerian. Lituanezët që jetojnë pranë kufirit janë në një situatë të vështirë. Disa kundërshtojnë kampet me çadra. Të tjerët po ndihmojnë autoritetet të përballojnë fluksin e papritur. "Ishte e papritur për të gjithë ne. Për fshatin tonë, për autoritetet, për të gjithë Lituaninë. Shumë njerëz po përpiqen të ndihmojnë. Për shembull, refugjatët nuk pinë ujë çezme, dhe ne të gjithë këtu në fshat pimë atë ujë. Pra duhet t'u sjellim ujë nga burimi", thotë kryetarja e komunës Vidyanay, Gen? Rmashkene.

Ministri i Mbrojtjes i Lituanisë Arvydas Anušauskas shkoi në kufirin me Bjellorusinë për të mbikëqyrur ndërtimin e një gardhi me tela me gjemba. Ai tha se ushtria lituaneze do të ndihmojë me çfarë të mundet. "Në një situatë ekstreme mund të thirret ushtria për t'u ofruar ndihmë institucioneve tona komunale dhe shtetërore. Kjo është situata në të cilën jemi gjendur tani. Më parë, ne kemi ndihmuar me logjistikën dhe kemi ndërtuar një kamp çadrash. Por ne mund të ofrojmë më shumë ndihmë - dhe do ta bëjmë një gjë të tillë”, thotë ai. Përveç qyteteve me çadra, një numër i vogël imigrantësh janë vendosur në hotele të zbrazëta. Atyre u jepet ushqim dhe artikuj të tjerë të domosdoshëm në pritje të seancave të azilit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore