Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Shteti i shemb shtëpinë, shoferi i zemëruar vret 21 nxënës (FOTOT)

Shteti i shemb shtëpinë, shoferi i zemëruar vret 21

Hetuesit në Kinë kanë dalë në përfundimin se aksidenti me autobusin e nxënësve që mori 21 jetë, ishte i qëllimshëm. Ngjarja e rëndë ndodhi në Kinën jugore ku një autobus me maturantë doli nga rruga dhe u fundos në një rezervuar aty pranë.

Tashmë si duket është zbuluar se shoferi, i mërzitur sepse qeveria do t’i shembte shtëpinë, kaloi disa korsi nga rruga që po ndiqte dhe e drejtoi mjetin drejt ujit.

Shoferi, i cili humbi jetën në përplasjen e së martës, “shënjestroi me dashje” pasagjerët e tij duke kaluar gjashtë korsi trafiku dhe u hodh në rezervuar, njoftoi departamenti i policisë së qytetit të Anshun.

Shoferi, i identifikuar vetëm me mbiemrin Zhang, ishte i pakënaqur që shtëpia e tij e marrë me qira të shkatërrohej dhe kishte konsumuar alkool pak para shembjes, thuhet në deklaratë.

Veç 21 viktimave, si pasojë e ngjarjes së rëndë, mbetën të plagosur 15 persona.

Në autobus po udhëtonin gjimnazistë të vitit të fundit të cilët ishin rrugës për të marrë në provimet kombëtare për t’u pranuar në shkollë të lartë. 

Shteti i shemb shtëpinë, shoferi i zemëruar vret 21 Shteti i shemb shtëpinë, shoferi i zemëruar vret 21Shteti i shemb shtëpinë, shoferi i zemëruar vret 21  Shteti i shemb shtëpinë, shoferi i zemëruar vret 21 Shteti i shemb shtëpinë, shoferi i zemëruar vret 21

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore