
Shteti europian u jep 250 euro në muaj të rinjve, nëse largohen nga shtëpia e prindërve
Në dy vende të Europës, në Spanjë si dhe Itali, një nga pengesat kryesore për pavarësinë e të rinjve janë pasiguria për të ardhmen dhe të ardhurat e ulëta, faktorë që shpesh i dekurajojnë të rinjtë të largohen nga shtëpia dhe të përballen me një jetë plotësisht të pavarur.
Për këtë arsye, qeveria spanjolle ka vendosur që t'u japë një bonus prej 250 eurosh në muaj për ata persona me të ardhura të ulëta për t'i ndihmuar ata të paguajnë qiranë dhe t'i inkurajojnë ata të largohen nga shtëpia e prindërve.
“Bonusi i qirasë” – siç u riemërua masa e re– u miratua një javë më parë dhe do të jetë i vlefshëm për të paktën dy vjet.
Njoftimi u bë nga ministrja e Transportit, Lëvizshmërisë dhe Axhendës Urbane, Raquel Sánchez Jiménez, e cila shpjegoi në një konferencë për shtyp se, duke filluar nga ky muaj, spanjollët nën 35 vjeç dhe me të ardhura vjetore më pak se 24,318 euro do të mund të aplikojnë për subvencionimin mujor për të marrë një apartament me qira për dy vjet.
"Nuk ka asnjë ideologji pas së cilës të fshihet kur është fjala për t'iu përgjigjur nevojave të qytetarëve në situata të vështira, për të ndihmuar të rinjtë që duan të fillojnë jetën e tyre", tha ajo.


Dy festat masive në Europë që përhapën linë e majmunëve nëpërmjet s*ksit
Historia e plotë >





"Dy vite më parë Putinit iu bë atentat për ta eliminuar"
Historia e plotë >
Sa po shpenzon Rusia për luftën në Ukrainë?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

HARTA/ Finalja e Conference League shkakton “paralizë” në kryeqytet, rru...
Historia e plotë >
“Ja kush më pagoi 50 mijë euro për ta eliminuar“/ Henrik Hoxhaj del pas ...
Historia e plotë >
Nëse vuani nga këto sëmundje, e keni shumë të vështirë të përballoni ndryshimin e motit!

Sa të rrezikuar jemi nga lija e majmunëve? Flet epidemiologu Ilir Alimehmeti

Moti merr kthesën drastike/ Ja si priten temperaturat të hënën
Aktualitet



U plagos nga kolegu, ndërron jetë në spital punonjësi i policisë (EMRI)
Historia e plotë >
