Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Ka tre fëmijë, por nënën e re e ngatërrojnë si binjaken e vajzës 15-vjeçare: Më kërkojnë kartën e identitetit...

Ka tre fëmijë, por nënën e re e ngatërrojnë si

Njihuni me mamin që vazhdimisht e ngatërrojnë si binjaken e vajzës së saj 15-vjeçare. Nina Dixon krenohet me pamjen e saj rinore, por kjo herë pas here i nxjerr edhe probleme.

31-vjeçarja, e cila është nëna e një vajze 15 vjeçe, Millie, një djali 11-vjeçar, Keaton dhe një foshnje 10-muajshe, Harmony, lindi fëmijë e saj të parë kur ishte vetëm 16 vjeçe.

E teksa vitet kanë kaluar dhe është nëna e tre fëmijëve, atë herë pas here e ngatërrojnë si motrën e të bijës dhe jo mami i saj. Madje ndonjëherë kur del netëve jashtë, asaj i kërkohet karta e identitetit, sidomos kur është puna për të blerë pije alkoolike.

Ka tre fëmijë, por nënën e re e ngatërrojnë si

Gjithashtu në mbrëmjet e prindërve,njerëzit shpesh mendojnë se ajo është një nga nxënëset.

“Njerëzit mendojnë se unë jam motra e Millie-t gjatë gjithë kohës. E jo vetëm kaq, pasi duket se e njëjta gjë po ndodh edhe me djalin e madh. Unë shkova për të blerë një lloj brejtësi për djalin tim disa vjet më parë dhe asistentja më pyeti nëse kishim njërin nga prindërit me vete”, tha Nina nga Lancashire”.

Ka tre fëmijë, por nënën e re e ngatërrojnë si

Ajo shton se qeshi me komentin e saj dhe i ka treguar se është nëna vetë ajo.

“Por ajo vazhdoi të më kërkonte ID pasi nuk më besonte. Më është dashur të kthehem në makinë për të marrë letërnjoftimin. Është zhgënjyese, por herë të tjera mund të jetë argëtuese, të dish se dukem ende e re. Mamaja ime gjithmonë është dukur e mrekullueshme për moshën e saj, kështu që mendoj se kjo funksionon në familje", ka vijuar Nina.

Ka tre fëmijë, por nënën e re e ngatërrojnë si

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore