
“Është më vdekjeprurës”- Dy ekspertët britanikë kundërshtojnë Johnson: Është ende herët për ta thënë
Dy mjekë kryesorë britanikë po shprehin skepticizëm rreth nivelit më të lartë të vdekshmërisë të lidhur me variantin e ri të koronavirusit, aktualisht i përhapur në Mbretërinë e Bashkuar.
Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha dje se kishte prova të hershme se varianti i ri mund të jetë më vdekjeprurës.
Por drejtoresha mjekësore e Shëndetit Publik të Anglisë, Yvonne Doyle, thotë se ende nuk është “absolutisht e qartë”, që varianti i ri shkaktoi më shumë vdekje.
“Ka disa prova, por është provë shumë e hershme. Është numër i vogël i rasteve dhe është shumë herët të thuhet se kjo do të ndodhë në të vërtetë”, tha ajo për BBC.
Edhe Mike Tildesley, një anëtar i nëngrupit Sage të Grupit Shkencor të Gripit Pandemik mbi Modelimin (Spi-M), pajtohet me Doyle.
Tildesley thotë se është ende herët për të nxjerrë “përfundime të forta”, bazuar “në një sasi relativisht të vogël të të dhënave”.
“Unë thjesht shqetësohem kur ne raportojmë gjëra paraprakisht, kur të dhënat nuk janë me të vërtetë posaçërisht të forta”, deklaroi ai.







Alkool dhe plazh, studentët “zbarkojnë” në Florida (FOTO)
Historia e plotë >
9 majmunë marrin vaksinën kundër COVID-19
Historia e plotë >
Përse Abi duhet të ketë fatin e Safdarit?!
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Skenari i ri/ Kë do të mandatojë për kryeministër, partinë apo koalicion...
Historia e plotë >
“Na e shkul veshin me kujdes, mos na e këpusësh”/ Rama i lë një "porosi"...
Historia e plotë >
“A mund ta provoj pas pandemisë”, gjinekologia tregon frikën e çifteve për të bërë fëmijë në kohë koronavirusi

Kura anti Covid/ Mjeku shqiptar ofron shërim të plotë për tre ditë: Trump dhe Berluskoni kështu u shëruan

Pandemia dhe zgjedhjet, INSTAT do të shtyjë censusin e popullsisë për vitin 2022
Biznes

“Mbreti” i financave shqiptare
Historia e plotë >


