
FOTO/ I dërguari i BE flet për dialogun, por harta pas shpinës së tij e tregon Kosovën si pjesë e Serbisë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, më 22 shkurt të këtij viti ka dhënë një intervistë për “European Western Balkans”, ku ka folur për procesin e dialogut. Ndërkohë, sipas Gazetës Express, nuk dihet nëse në kohën që po jepte intervistën ai ishte në zyrën e tij apo në ndonjë ambientë tjetër, por ajo që vihet re është harta pas tij.
Në hartë, Kosova tregohet si pjesë e Serbisë, madje as pa ndarjen administrative sipas Rezolutës 1244 të OKB-së.
Gjatë interviste për EWB, Lajçak po fliste për vizitën që do ta ketë në Prishtinë e Beograd rreth rifillimit të dialogut midis dy vendeve. Po ashtu, ai foli edhe për fitoren e Albin Kurtit në votimet e 14 shkurtit për të cilën tha se Kurti ka marrë një mandat të fortë.
”Albin Kurti është një politikan serioz me mandat të fuqishëm për kohën që po vjen. Sa ishte Kryeministër ai hoqi tarifën dhe e beri te mundur vazhdimin e dialogut. Ai ishte pjesë e bashkëpunimit të suksesshëm me Serbinë për çështje të shëndetësisë. Unë kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me Albin Kurtin në krejt këtë periudhë. Natyrisht ai e di se cilat janë pritjet e Bashkimit Europian. Ne ndërmjetësojmë në proces, nuk e diktojmë atë. Sigurisht, duhet të ketë një vullnet nga të dy palët për të arritur atë marrëveshje. Nëse nuk ka vullnet, atëherë nuk ka marrëveshje. Por nëse nuk ka marrëveshje, atëherë ka të ardhme europiane. Unë do të bëj gjithçka dhe përpiqem të bëj më të mirën time, të zbatoj të gjitha aftësitë e mia, të gjithë përvojën time, për të ndihmuar palët të arrijnë një marrëveshje. Por sigurisht që të dy palët janë ato që duhet të bien dakord, ”-ka thënë ai.

277 raste të reja me Covid në Kosovë, shënohen 14 humbje jete
Historia e plotë >
Qindra serbë marrin rrogë në Kosovë, pa punuar fare
Historia e plotë >
Kosova vendos masa të reja anti-Covid/ Ja kur do të jetë ora policore
Historia e plotë >

11 të vdekur e 364 raste të reja me COVID në Kosovë
Historia e plotë >



Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Letra/ Familja Haklaj i shkruan ambasadores Kim: Politika e krimit të or...
Historia e plotë >
“Alkooli nuk të bën dëm”/ Vendimi i Prokurorit Ervin Karanxha: Të futësh...
Historia e plotë >
Pabarazi dhe pakënaqësi/ Ballkanit do t'i duhen vite për vaksinën anti Covid, shqetësimi në Shqipëri janë manifestimet

Asnjë i infektuar me Covid nuk mund të votojë

Pasaporta e vaksinimit, si do të funksionojë në Itali dhe problemet
Zgjedhje 2021

Basha: Ka zero shanse që Rama të jetë pjesë e qeverisë sime pas 25 prillit
Historia e plotë >


