Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Shpëtoi partinë e Zaevit, postet e reja që merr Alternativa në qeveri, përçarja mes partive shqiptare 

Shpëtoi partinë e Zaevit, postet e reja që merr Alternativa

Pas marrëveshjes zyrtare mes kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit të Alternativës, Afrim Gashi, për hyrjen në Qeveri të kësaj të fundit, Zaevi tha se Alternativës i janë besuar 3 ministri, tre zëvendësministri dhe shumë Institucione dhe agjenci të vendit.

Në marrëveshje, Alternativa zgjeron shumicën parlamentare me katër deputetë. Me hyrjen në Qeveri kjo parti merr dy poste ministrore në Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Teknologjisë Informative dhe Administratës, merr një ministër pa portofol i anagzhuar për diasporën. Alternativandër të tjera do të menaxhojë MEPSO-n, Fondin e Sigurimeve Pensionale, Klinikën e Tetovës. Gjithashtu kjo parti do të kenë dy-tre zëvendësministra.

“Vlera e kësaj marrëveshjeje është përballja me sfidat. Gjëja më e rëndësishme është funksionimi i institucioneve dhe përgjegjësia e përcaktuar qartë ndaj qytetarëve. Kjo është e rëndësishme në kohë sfidash në vend dhe globalisht. Marrëveshja e arritur është që ne kemi një shumicë që do të punojë për zgjidhjen e sfidave, siç është sigurimi i vazhdimësisë si fillimi i negociatave me BE-në. Përballja me pandeminë Covid 19. Për partnerët e koalicionit, jemi të gjithë njëzëri se Maqedonia e Veriut ka nevojë për një qeveri që jep rezultate në interes të qytetarëve, veçanërisht në kohën kur nevojitet një kurs veprimi euroatlantik”, tha Zaev.

Bekim Sali është propozuar për pozicionin e ministrit të Shëndetësisë. Zaev nuk ka vërejtje, por thotë Alternativa duhet ta konfirmojë emrin përmes hierarkisë partiake dhe do të bisedojë me partnerët e koalicionit.

Shumica në valutë numëron 64 deputetë me mundësi që të rritet në 66, tha Zaev.

Lideri i Alternativës Afrim Gashi duke folur për 9 pikat e dakorduara me LSDM-në dhe BDI-në si bazë të programit të ri të qeverisë, përfshirë pikën që rryma të mos rritet më shumë se 20 për qind. konfirmoi zyrtarisht se opozita, hyn në Qeveri me 4 deputetët e saj.

Institucionet më të rëndësishme i janë dhënë këto: MEPSO, Fondi Pensional dhe Invalidor, Hekurudhat e Maqedonisë, Klinika e Tetovës, Agjencia e Investimeve të Huaja dhe rreth 40 të tjera.

Alternativa shpëtoi qeverinë e Zaev pas largimit të partisë Besa. Kjo lëvizje solli edhe përçarjen ndërmjet partive shqiptare të kampit të opozitës. 

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, sipas Alsat TV,  prej nesër do të ndahen edhe zyrtarisht. Nga Aleanca për Shqiptarët, për Alsat thonë se nesër në Kuvend do të kërkojnë që ta shkarkojnë nga pozita e koordinatorit të grupit parlamentar ASH-AAA, deputetin e Alternativës Skënder Rexhepi. Nga opozita shqiptare thonë se do të formojë grup të ri parlamentar por pa deputetët e Alternativës të cilët po e mbështesin shumicën LSDM-BDI.

Aleanca për Shqiptarët

"Nesër do të ngremë procedurat që të shkarkojmë koordinatorin e grupit parlamentar dhe të formojmë grup të ri parlamentar. Mbetemi të hapur për ata deputetë që do tu ngelen besnik votuesve opozitarë dhe nuk do ti bashkëngjiten regjimit LSDM-BDI. Nesër pritet që në Kuvend deputetët e Aleancës për Shqiptarët të mbajnë edhe një konferencë për media ku do të bëjnë zyrtare edhe detajet nga këto zhvillime dhe do të komentojnë veprimin e Alternativës”.

Pas njoftimit të Aleancës për Shqiptarët, në rrjetet sociale, deputeti i Alternativës, Skënder Rexhepi, deklaroi se nesër do ta informojë kryetarin e Kuvendit se nuk do të jetë koordinator i grupit parlamentar ASH-AAA.

“Bazuar në zhvillimet e reja politike dhe vendimin e Kuvendit Qendror të Alternativës që ne si subjekt politik t’i bashkohemi pushtetit ekzekutiv dhe shumicës parlamentare, unë nesër do ta informoj zyrtarisht kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, që dorëhiqem nga posti koordinator i Grupit Parlamentar ASH/AAA.  Veprimi jonë si deputetë të Alternativës do të vendoset konform marrëveshjes së re për shumicë parlamentare”- ka shkruar Rexhepi. 

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa në shkurt të vitit 2020 nënshkruan marrëveshje për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të paralajmëruara për më 12 prill të vitit 2020. Në këto zgjedhje, si koalicion ASH-AAA fituan 12 deputetë. ASH-AAA në koalicion garuan edhe në zgjedhjet lokale të mbajtura më 17 tetor të këtij viti, ku ASH fitoi dy komuna, ndërsa Alternativa nuk fitoi asnjë komunë.

Më konkretisht i janë besuar këto institucione:

Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Shoqërisë Informatike
Ministria e Diasporës, pa portofol 

Gjithashtu i janë besuar edhe 3 zëvendësministri:
Zëvendësministrin e Arsimit dhe Shkencës
Zëvendësministrin e Kulturës
Zëvendësministrin e Bujqësisë

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore