
Shpërthimi i covid, shteti në zemër të Evropës që po shkon drejt karantinës, ndërsa pjesa tjetër e botës po hapet
Ndërsa numri global i rasteve të reja të koronavirusit ka rënë për gjashtë javë rresht, Çekia, një shtet prej 10 milionë banorësh, ka përjetuar nivele rekord të infeksioneve të reja.
Një variant i ri, më infektues i virusit është përhapur në të gjithë vendin, duke i çuar spitalet Çeke në prag të kolapsit. Numri i të vdekurve sapo ka kaluar 20,000. Shkalla e vdekjes në Çeki është ndër më të lartat në botë, shkruan SHQIP.
Nuk ka asnjë arsye që vendi të jetë ndër më të goditurit. Si një vend relativisht i pasur dheanëtar i Bashkimit Evropian, Republika Çeke ka qasje në vaksina, pajisje mjekësore dhe zgjidhje të teknologjisë gjurmuese. Ka një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike. Sistemi i tij i kujdesit shëndetësor respektohet mirë, ekonomia është mjaft e fortë.
Por katastrofa aktuale Çeke lidhet me vendimmarrjen e gabuar, thonë ekspertët për CNN. Sipas ekspertëve, tri gabimet kryesore të qeverisë janë mosdetyrimi i maskave gjatë verës së kaluar, mbajtja hapur e dyqaneve për festat e fundvitit, dhe reagimi i vonuar ndaj variantit të ri të virusit që nisi të përhapet në fillimin e janarit.
Të Premten, qeveria pranoi se nuk kishte zgjidhje tjetër përveç se të vendoste një bllokim shumë të rreptë duke filluar të hënën, ndërsa shumica e pjesës tjetër të botës po fillon të flasë për 'lehtësim të masave'.
Duke folur në Parlament të Premten, Kryeministri Andrej Babiš pranoi që qeveria e tij ka bërë "shumë gabime".
Duke shpjeguar nevojën për bllokimin e ri, ai tha: "Unë e kuptoj që është e vështirë, por është shumë e rëndësishme ... ne duhet ta bëjmë këtë së bashku dhe shpresoj se të gjithë do ta kuptojnë dhe do të na japin një mundësi të fundit në mënyrë që ta menaxhojmë këtë së bashku. " /Gazeta SHQIP

Shtohen tensionet, Rusia arreston diplomatin ukrainas
Historia e plotë >

Video/ Momenti kur 28-vjeçari qëllon me armë tre policët, para se të vritet
Historia e plotë >

Vendi që po ofron vaksinim kundër Covid-19 për turistët, por ka një kusht
Historia e plotë >
Ushtria amerikane “zbarkon” në Durrës (FOTO)
Historia e plotë >

Liria “çmend” britanikët, konsumohen 500 mijë shishe vere në një natë (FOTO)
Historia e plotë >
Shkarravitje kufijsh të rinj në Ballkan
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Politikanët dhe këshilltarët që iu "prenë kokat"/ Nga kontratat korrupti...
Historia e plotë >
I arrestuar dhe ndryshime në gjendjen civile/ KQZ nxjerr zbuluar kandida...
Historia e plotë >
BE do të dërgojë mbi 600,000 doza vaksinash Pzifer në Ballkanin Perëndimor

Lufta ndaj COVID/ Mjeku Tritan Kalo bën thirrjen e fortë: Njerëzit nuk duhet ta harrojnë kurrë që...

Jeni vaksinuar me Pfizer? Mund të jetë e nevojshme të merrni një dozë të tretë
Zgjedhje 2021




