
Shokuese/ Shkon me trupin e xhaxhait të vdekur tek Posta: Erdha të marr pensionin e tij
Declan Haughney vazhdon ta quajë veten të pafajshëm, pasi së bashku me një mik të tij, çuan trupin e vdekur të xhaxhait në një postë irlandeze për të marrë pensionin.
"Ai ishte i sëmurë, por nuk e dija se kishte vdekur, mendova se ishte ende gjallë", u tha hetuesve protagonisti i historisë që tronditi komunitetin lokal të Carlow, në jug të kryeqytetit Dublin.
Për momentin, policia nuk ka marrë asnjë masë kufizuese ndaj 40-vjeçarit, por i dyshuari është ende nën hetim për veprën penale të mashtrimit.
“Pse duhet ta grabis xhaxhain? Unë jam 40 vjeç, nuk jam fëmijë”, shpjegoi ai për Irish Mirror, duke shtuar: “Unë nuk jam idiot që të shkoj në postë me një të vdekur për të marrë paratë e tij. Nuk jam i çmendur ".
Declan Haughney vazhdon të përsërisë se ai nuk e kuptoi që xhaxhai Peadar Doyle, 66 vjeç, ishte i vdekur kur ai dhe një mik e tërhoqën zvarrë nga shtëpia e tij në zyrën postare për të marrë pensionin.


Grupi Vagner, historia pa filtra e ish-komandantit të ushtrisë së Putinit
Historia e plotë >



Politikani 'shqiptar' zgjidhet kryeministër i Australisë
Historia e plotë >


A është feja vija e re ndarëse, midis Rusisë dhe perëndimit?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Një tjetër i arrestuar "kërcënon" të kthehet në të penduar: Do rrëfej li...
Historia e plotë >
Enesi dhe Sonjela në gjendje të rëndë/ Top Channel merr përsipër të fina...
Historia e plotë >
Sëmundja që po frikëson Europën/ Lija e majmunit vjen në kufi me Shqipërinë

Ekspertët kundër publikimit të pagave: Është e kundërligjshme dhe do nxisë konflikt social

Tirana në 'shtetrrethim' më 25 maj / Mbyllen edhe shkollat e universitetet, ja vendimi
Aktualitet




