
Shkurtime masive në staf! Gjiganti Amazon njofton vendimin e paprecdentë
Gjiganti Amazon planifikon të shkurtojë më shumë se 18.000 vende pune, numri më i madh në historinë e firmës, që po lufton për të kursyer kostot.
Kompania e cila ka të punësuar 1.5 milionë njerëz në mbarë botën, nuk tha se cilat vende do të prekeshin më shumë nga shkurtimet e vendeve të punës, por disa prej tyre ishin në Evropë.
Kreu i kompanisë Andy Jassy përmendi “ekonominë e pasigurt” për shkurtimet masive.
“Ne nuk i marrim lehtë këto vendime ose nuk i nënvlerësojmë se sa ato mund të ndikojnë në jetën e atyre që janë prekur,” tha ai në një njoftim për stafin.
Amazon ka parë shitje të ngadalta pasi biznesi lulëzoi gjatë pandemisë kur klientët e mërzitur në shtëpi shpenzonin shumë në internet.
Firma të tjera të mëdha të teknologjisë, duke përfshirë Meta – e cila zotëron Facebook, Instagram dhe WhatsApp , gjithashtu kanë njoftuar së fundmi shkurtime të mëdha.
Amazon ka njoftuar tashmë se po redukton projektet si Echo (i njohur më mirë si Alexa) dhe robotët e dorëzimit, të cilët ishin të këndshëm për t’u pasur, por në fakt nuk fitonin para.
Ekspertët vënë re se ka një tendencë në Silicon Valley që firmat të punësojnë dhe mbajnë punëtorë të talentuar me paga tërheqëse, edhe nëse nuk nevojiten menjëherë, kryesisht për t’i ndaluar ata të punojnë për rivalët. Por kjo kulturë tani duket si një luks që teknologjia e madhe nuk mund ta përballojë më.


Erdogan rizgjidhet president i Turqisë
Historia e plotë >

Ju prezantojmë me 'Beach Bar'-et më të mira të plazheve në botë!
Historia e plotë >
Video/ Kanali i Venecias me pamje të pazakontë, uji merr ngjyrë të gjelbër
Historia e plotë >

Hotelet më të mira të 2023 ku duhet të rezervoni me patjetër pushimet tuaja!
Historia e plotë >

“Luanët e tastierës”, si shpjegohet agresioni që fshihet pas një ekrani
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Erdogan, njeriu që ka dominuar politikën turke, drejt dekadës së tretë n...
Historia e plotë >
‘Hape telefonin, ta marrë dreqi rracën’/ Mbushën Krujën me drogë, dalin ...
Historia e plotë >
Nis në orën 13:00! Reshje dhe rrufe të shumta, zonat që do të “pushtohen” nga moti i keq

Këmbimi VALUTOR 28 Maj/ me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja, euro në "tatëpjetë"

KUJDES! Mbahet sot gara 'Tiranathlon', ja akset rrugore që do të bllokohen (Harta)
Aktualitet


Shqiptari në Santorini tenton të vrasë me thikë gruan e tij
Historia e plotë >

Ku të shkoni këtë verë? CNN përfshin në listë edhe Shqipërinë
Historia e plotë >