Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Shkupi merr vendimin, pro vaksinës ruse anti Covid

Shkupi merr vendimin, pro vaksinës ruse anti Covid

Maqedonia e Veriut i ka dhënë dritën jeshile vaksinës ruse Sputnik. Lajmin e konfirmoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot para poliklinikës së “Bukuresht”. 

Ai bëri të ditur se Qeveria tashmë ka miratuar marrëveshjen për furnizim me vaksinën ruse Sputnik V kundër Covid-19.

 “Dje, qeveria më autorizoi të nënshkruaj një kontratë për furnizimin e vaksinave nga Rusia. Kishim një seancë të mbyllur. Marrëveshja është praktikisht me të njëjtat parime si marrëveshjet e tjera. Kjo është një sasi prej 100 mijë dozash”, tha Filipçe duke shtuar se përmes përfaqësuesve të Ambasadës së Rusisë po përpiqet të marr informacion më të saktë në lidhje me datën e arritjes së vaksinave në vend.

Filipçe, sipas Alsat, theksoi se komunikimi me përfaqësuesit e kompanive “Sinofarm” dhe “Pfizer” do të vazhdojë edhe gjatë sitës së sotme.

“Sinqerisht shpresoj ditëve në vijim do të kemi datat specifike dhe tani për tani do të vazhdojmë bisedimet intensive me përfaqësuesit e të dy kompanive”, tha Filipçe.

Shkupi zyrtar ka shprehur pakënaqësinë në lidhje me vonesat e furnizmit të vaksinave nga Bashkimi Europian, ndaj ka vepruar në mënyrë të pavarur për të gjetur vaksinat anti Covid. Shtete të shumta të Ballkanit, si Serbia, Mali i Zi, Republika Srpska e Bosnjës kanë pranuar vaksinën ruse.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore